Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vetë i kërkuan 500K vota, anëtari i VV’së godet Srpska’n që fitoi komuna me 80%: Flet shumë për demokracinë

25/02/2025 - 17:12
në Kryesore, Lajme
A A
Vetë i kërkuan 500K vota, anëtari i VV’së godet Srpska’n që fitoi komuna me 80%: Flet shumë për demokracinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka përmendur edhe rezultatet nëpër disa komuna Veriore të Kosovës ku një parti ka marrë edhe 80 % të votave, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi s’e ka përmendur Listën Serbe me emër, megjithatë ka thënë se fakti që një parti politike i merr 80 % të votave një gjë e tillë flet shumë për demokracinë.

“Ne e dimë që veç në Veri kemi pasur raste tyneher me 80 % të votave që i ka marrë një subjekt, edhe sivjet kena pas raste me 80 % që i ka marrë një subjekt, që flet shumë për demokracinë. Po s’po du me hi në atë debat, po du me hi në debatin komplet profesional edhe me u bazu në rregulla dhe procedura”, ka thënë Krasniqi teksa ka folur për disa probleme teknike për një kuti votimi në Mitrovicë, çështje të cilën e ka ngritur fillimisht anëtari i PDK-së, Ilir Gashi.

Nëse “flet shumë për demokracinë” fakti që “Lista Serbe” në Zveçan ka marrë 74. 87 % të votave dhe në Komunën e Parteshit 89.16 %, atëherë kjo kritikë e Krasniqit vlen edhe për partinë e tij “Lëvizja Vetëvendosje” e cila në zgjedhjet e fundit ka kërkuar pushtet absolut në Kosovë dhe “zhdukje të opozitës”.

Përgjatë gjithë fushatës së 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin kishte pasur kërkesë qendrore të fushatës marrjen e 500 mijë votave, që do t’i mundësonte Kurtit një pushtet absolut, meqë marrja e një numri të tillë të votave përkthyer në përqindje i bie rreth 70 % nga totali i atyre që kanë votuar dhe do t’i mundësonte Kurtit të sundonte Kuvendin e Kosovës me deputet.

Megjithatë, ndonëse Kurti kishte kërkuar referendum në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe më shumë vota se sa kishte marrë në zgjedhjet e fundit, partia që drejton ka marrë vetëm 342 mijë e 254 vota, apo rreth 100 mije vota më pak se në vitin 2021.

Kjo ia ka pamundësuar kryeministrit në detyrë që të krijojë i vetëm Qeverinë e re të Kosovës dhe do t’i duhet një koalicion me një prej partive opozitare. Situatën më shumë e komplikon edhe fakti se Kuvendin e ri e pret përpara edhe sfida e zgjedhjes së presidentit, gjë për të cilën duhen 2/3 e votave të të gjithë Kuvendit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Lajme

“Dështuam si shoqëri”/ Muharremi: Kosovarët ia dhanë mbi 50 për qind një partie që ka dëshmuar që s’di të qeverisë

08/01/2026 - 12:38
Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep të dhënat e fundit për situatën e vërshimeve në Kosovë
Kryesore

Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep të dhënat e fundit për situatën e vërshimeve në Kosovë

08/01/2026 - 11:58
Automjeti tërheq kamionin, qytetari hip mbi “pick up” për balancë, pamje nga Podujeva
Lajme

Automjeti tërheq kamionin, qytetari hip mbi “pick up” për balancë, pamje nga Podujeva

08/01/2026 - 11:50
PDK paralajmëron një aktivitet simbolik nesër para qeverisë
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje kryetari i kësaj dege në PDK

08/01/2026 - 11:43
Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
Lajme

Kë do ta votojë për president? Flet Xhavit Haliti

08/01/2026 - 11:37
Votat e fundit/ Kur pritet të numërohen mbi 3 mijë vota të mërgimtarëve?
Kryesore

Votat e fundit/ Kur pritet të numërohen mbi 3 mijë vota të mërgimtarëve?

08/01/2026 - 11:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Do ta ngre LDK-në si Feniks” – Shfaqet kandidati i parë kundër Abdixhikut, akuzon udhëheqjen për “kapje” të partisë

    “Do ta ngre LDK-në si Feniks” – Shfaqet kandidati i parë kundër Abdixhikut, akuzon udhëheqjen për “kapje” të partisë

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Një tjetër mandat për Vjosa Osmanin?, ja çka thotë Albulena Haxhiu

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • ALARMANTE: Nestle kërkon tërheqjen nga tregu të produkteve të saj për fëmijë pas dyshimeve për toksina, importuesi kosovar MIGROS nuk tregon a i ka tërhequr nga tregu

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje kryetari i kësaj dege në PDK

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Numërimi drejt fundit – Garë e ngushtë në LDK për karrigen e deputetit, Hadergjonaj, Sadiku e Gashi pak vota dallim

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë