Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, Donika Gërvalla po qëndrojnë në Mynih ku po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë.
Osmani, e cila garoi në një listë me Vetëvendosjen në zgjedhjet e vitit 2021, tash e sa kohë i ka bërë publike mosmarrëveshjet me Qeverinë Kurti, duke përfshirë këtu edhe Donika Gërvallen, e cila drejton partinë “Guxo” të themeluar nga vetë ajo.
Të premten, të tre kanë përcjellur fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance.
Pas përfundimit të adresimit të tij, ata duket se nuk janë përshëndetur fare me njëri tjetrin. Të paktën, kështu tregojnë disa pamje në platformën YouTube.