Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vetëm edhe pesë ditë kohë për mandatarin, VV-ja kërkon vota pa koalicion për Konjufcën

14/11/2025 - 09:01
në Kryesore, Lajme
A A
Vetëm edhe pesë ditë kohë për mandatarin, VV-ja kërkon vota pa koalicion për Konjufcën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.

Në ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje partive tjera politike që t’i linin anash inatet dhe të votonin për një Qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit tjetër – kur i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani – por, partitë e mëdha shqiptare e bënë të qartë se nuk kanë votë për të.

Mirëpo, përpjekja e dytë e Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar ekzekutivin, duket se ka gjasa të vogla që Kosovën ta bëjë me qeveri të re.

Vetë Konjufca u shpreh gjatë javës se nuk e di sa ka gjasa që të bëhet kryeministër.

“Nuk e di saktë, me probabilitet e përqindje, sa i kam gjasat të bëhem kryeministër, por unë mendoj se Kosova do ta ketë një qeveri. Por në fund të fundit, mendoj se kjo nuk varet krejtësisht nga Lëvizja Vetëvendosje. Kësaj radhe, zgjedhjen se do të kemi një qeveri të re apo do të shkojmë në zgjedhje, e kanë krejtësisht në dorë partitë që po ju themi opozitare. Është zgjedhja e tyre”.

“Ne e kemi në dorë për ta propozuar qeverinë, mandatarin e dytë, dhe në këtë rast unë u propozova nga Këshilli i Përgjithshëm dhe kryeministri Kurti. Presidentja më mandatoi, dhe kabineti im do të dalë në seancë kur ne ta vendosim ditën e saktë, e pastaj, nëse do të votohemi apo jo, këtë e kanë në dorë deputetët e partive të tjera, meqenëse ju e dinë që deri më tash nuk kanë qenë më shumë se 56 apo 57 vota”, tha Konjufca para mediave.

Nominimi i Glauk Konjufcës për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrimin e partive shqiptare të përfaqësuara në Kuvend. Ato nuk kanë vota për kandidatin e ri të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Glauk Konjufca.

Këto parti ish-opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate – e kanë bërë të qartë se nuk do ta mbështesin një qeveri të udhëhequr nga Konjufca dhe kanë kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje sërish do të dështojë të formojë qeverinë e re. Ai tha se mandatari për kryeministër nga kjo parti, Glauk Konjufca, s’i ka numrat dhe se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Krasniqi në konferencë për media të mërkurën, tha se deri tani Konjufca s’ka pasur asnjë kontakt apo kërkesë për t’i mbështetur për të krijuar shumicën parlamentare.

Edhe nga LDK kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë ftesë të re nga Glauk Konjufca, ndërsa u theksua se nuk kanë votë për asnjë lloj qeverie, shkruan Reporteri.net.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi në konferencë për media tha çështja e mandatarit të ri është veç taktikë për blerje të kohës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai shtoi se po presin që kjo kohë të konsumohet dhe të shkohet në zgjedhje.

Ndërkaq, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është kontaktuar nga zyra e Glauk Konjufcës për takim por nuk ka pranuar meqë nuk ka pasur ndonjë propozim serioz.

“Do të garojmë vetëm në këto zgjedhje nuk do të shkojmë në koalicione. Kemi një vlerësim për figurën e zotrit Konjufca dhe është e vërtetë kjo, krijimi i një qeveri është proces tjetër kushdo që merr përgjegjësitë e merr përsipër me i siguruar votën ne nuk kemi pasur propozim ose kërkesë nga VV-ja për çfarëdo bashkëpunimi, ka kërkesa për takime por nuk mendoj që takimet janë diçka që ia vlen. Po lutemi për zgjedhje te reja sa me shpejt. Kanë kërkuar zotri Konjufca për komunikim ose nga zyra e tij, ka pasur kërkesa për takim, por nuk e shohim që me shku në takime ta zëmë si ajo shprehja ‘Qitma votën si vëlla se e du Kosovën’, Kosovën nuk është që e do vetëm një të gjithë e duam dikush më shumë ndoshta”, ka deklaruar Haradinaj.

Në anën tjetër, kreu i VV-së, Albin Kurti ka thënë se për shtetin është më e favorshme të votohet Glauk Konjufca për kryeministër se të shkohet në zgjedhje.

Ai ka thënë se partitë siç i ka quajtur opozitare, PDK-në, LDK-në, AAK-në e NISMA-n, kanë në dorë të zgjedhin, ose siç ka pohuar qeverinë Kurti 2.5 deri në mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor ose qeverinë Konjufca 1 deri në prill.

Kurti ka thënë më mirë është vendi të ketë një qeveri afatshkurtër deri në muajin prill, dhe të votohet buxheti për vitin 2026, për çka siç tha ai Vetëvendosje është treguar gjeneroze, kurse ka akuzuar partitë tjera për bllokim e refuzim.

Kreu i VV-së, Albin Kurti ishte mandatuar më 11 tetor nga Osmani për të formuar ekzekutivin e ri. Ai nuk arriti të sigurojë më shumë se 56 vota në seancën e 26 tetorit.

Mandatari i parë për kryeministër, sipas Kushtetutës i takon partisë së parë, por për mandatarin e dytë është në diskrecionin e presidentes se kë ta mandatojë.

JU REKOMANDOJMË

Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Njësi që trajnuan Radoiçiqin për sulmin në Banjskë

Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?
19/03/2026 - 10:34

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar lidhur me stërvitjen e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën, gjatë ditës së mërkurë. Para mediave, shefi i qeverisë këto ushtrime i quajti...

Më shumëDetails

Ligji për të Huajt, Kurti: Veç po e zbatojmë ligjin e para 13 vjetëve

Ligji për të Huajt, Kurti: Veç po e zbatojmë ligjin e para 13 vjetëve
19/03/2026 - 10:27

Kryeministri Albin Kurti, është pyetur lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt.Kurti tha se qeveria thjesht po e zbaton ligjin në bashkëpunim me...

Më shumëDetails

Përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë

Përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë
19/03/2026 - 10:21

Është bërë përurimi i segmentit të rrugës Vushtrri–Prishtinë. Në përurimin e këtij segmenti të rrugës po marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës...

Më shumëDetails

Mustafa: Kurti synon zgjedhjet në korrik, s’ka guxim ballafaqimin vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë

Mustafa: Kurti synon zgjedhjet në korrik, s’ka guxim ballafaqimin vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë
19/03/2026 - 10:14

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa, ka deklaruar se dërgimi i dekretit të presidentes Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka për qëllim...

Më shumëDetails

Bora bllokon kétë rrugë në Kosovë

Bora bllokon kétë rrugë në Kosovë
19/03/2026 - 10:12

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë mbetet e mbyllur për qarkullim. “Ju njoftojmë se rruga Pejë- PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas ende mbetet e mbyllur...

Më shumëDetails

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore
19/03/2026 - 03:44

Deputetja Ganimete Musliu ka ironizuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili dikur kishte thënë se, me ardhjen e tij në pushtet, burgu i Dubravës do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë