Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veterani i UÇK-së i bën hor asamblistët e Vushtrrisë që munguan në seancën solemne për nder të Epopesë së UÇK-së

05/03/2025 - 20:16
në Kryesore, Lajme
A A
Veterani i UÇK-së i bën hor asamblistët e Vushtrrisë që munguan në seancën solemne për nder të Epopesë së UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gëzim Saraçi, ka kritikuar mungesën e asamblistëve të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë në seancën solemne për nder të Epopesë së UÇK-së ditën e sotme, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ai ka thënë se nga 35 anëtarët e Kuvendit Komunal vetëm 11 kanë marrë pjesë në seancën e sotme.

Sipas Saraçit mungesa në këtë seancë nga të zgjedhurit e popullit nënkupton mohimi të kësaj ngjarje të rëndësishme kombëtare.

Postimi i plotë:

Pjesëmarrja e munguar në nderim të Epopesë së UÇK-së

Në seancën solemne që u mbajt sot, në nderim të Epopesë së UÇK-së, ishin të ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, por vetëm 11 nga 35 anëtarë e këtij Kuvendi morën pjesë. Ky është një veprim që flet vetë, jo vetëm për mungesën e respektit ndaj asaj që përfaqëson Epopeja e UÇK-së, por edhe për mungesën e përgjegjësisë dhe angazhimit të atyre që janë zgjedhur nga qytetarët për t’i shërbyer interesave të tyre.

Epopeja e UÇK-së është ngjarja që simbolizon luftën për lirinë e këtij vendi, sakrificat dhe mundin e atyre që dhanë jetën për atë që sot jemi dhe për atë që sot kemi.
Epopeja e UÇK-së është themeli i lirisë sonë dhe mospjesëmarrja në një seancë solemne të Kuvendit të Komunës, nga anëtarët e po këtij Kuvendi është jo vetëm një gabim politik dhe njerëzor, por edhe një akt i rëndë nënçmimi ndaj të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për këtë liri.

Me mungesën e tyre, të zgjedhurit e popullit e mohuan rëndësinë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme kombëtare, mbase edhe për faktin se me pjesëmarrjen e tyre nuk do të siguronin mëditjet e tyre, të cilat i kanë “të majme” për vetëm një seancë që e mbajnë në muaj.

Ky është një shembull i vënies së interesave personale mbi detyrimin njerëzor, institucional dhe kombëtar.

Me të drejtë mund të ngritet dilema se sikur të ishin mbajtur zgjedhjet nacionale pas kësaj seance, a do të kishte munguar ndonjëri prej tyre në seancën solemne. Sigurisht ata do të ishin aty të pranishëm jo për ndjesinë që kanë, por për të mbushur radhët, për të bërë fotot dhe për të fituar pikë politike.

Fatkeqësisht, ky është një mesazh i qartë se ata janë të gatshëm të harrojnë çdo normë etike, njerëzore dhe kombëtare, por ata nuk harrojnë të jenë aty kur janë në pyetje interesat e tyre të ngushta.
Ky veprim duhet të mbetet i shënuar në kujtesën kolektive të qytetarëve të Vusjtrrisë, sepse tregon vlerat e vërteta të atyre që i kemi zgjedhur dhe që na përfaqësojnë.

Epopeja e UÇK-së do të mbetet një simbol i nderit dhe i sakrificës për atdhe, ndërsa ata që e nënçmuan atë, do të mbeten vetëm një kujtim i turpshëm, të cilin do t’ua kujtoj çdoherë.

Për korrektësi, dua të përmend emrat e atyre që ishin të pranishëm në seancën solemne si dhe përkatësinë politike:

1. Melihate Basholli – Latifi – PDK
2. Mentor Hasani – PDK
3. Nurie Halili – PDK
4. Zojë Hajrizi – PDK
5. Blerina Shala – PDK
6. Bastri Mengjiqi – PDK
7. Jeton Gjaka – PDK
8. Faton Hyseni – LB / AAK
9. Adnan Lahu – LDK
10. Ramadan Parduzi – LDK
11. Ymer Haradinaj – VV

JU REKOMANDOJMË

Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)
Kryesore

Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

16/09/2025 - 23:17
“Dështim total – nënkalimi, parku industrial, parkingjet…s’janë nis fare” Selmanaj për Totajn
Lajme

“Dështim total – nënkalimi, parku industrial, parkingjet…s’janë nis fare” Selmanaj për Totajn

16/09/2025 - 22:48
Dëshmia e Rubin ndez makinerinë e profileve të rreme të Vetëvendosjes
Kryesore

Dëshmia e Rubin ndez makinerinë e profileve të rreme të Vetëvendosjes

16/09/2025 - 22:39
IPK arrestoi katër zyrtarë policorë në Mitrovicë nën dyshimin për “manipulim me prova”
Kryesore

IPK arrestoi katër zyrtarë policorë në Mitrovicë nën dyshimin për “manipulim me prova”

16/09/2025 - 22:00
Arian Tahiri takon futbollistët e parë të Trepçës, kujtojnë ndeshjen e parë nga ku nisi rrugëtimi historik i klubit të Mitrovicës
Lajme

Arian Tahiri takon futbollistët e parë të Trepçës, kujtojnë ndeshjen e parë nga ku nisi rrugëtimi historik i klubit të Mitrovicës

16/09/2025 - 21:56
Gucati: Hekuran Murati babën edhe vllaun e ka shpiun
Lajme

Gucati: Hekuran Murati babën edhe vllaun e ka shpiun

16/09/2025 - 21:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Pra, duhet ta gjej një dhomë hoteli” – Rubin deshi që të përfundoj dëshminë sot, por nuk iu aprovua kërkesa

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë