Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Vetëvendosja e kish kallë Kuvendin”, Shkëlzen Gashi rendit premtimet e papërmbushura të Kurtit

28/09/2022 - 15:26
në Kryesore, Lajme
A A
“Vetëvendosja e kish kallë Kuvendin”, Shkëlzen Gashi rendit premtimet e papërmbushura të Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti Shkëlzen Gashi, dikur këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mospërmbushjen e disa premtimeve, që lidhen me krimet e luftës në Kosovë. Ai ka thënë se për të parë ngecjet në këtë fushë, mjafton të krahasohet programi i Vetëvendosjes për zgjedhjet e shkurtit të vitit 2021 me programin e hartuar nga Qeveria. Për ligjin e propozuar nga VV’ja për themelimin e Institutit për Krimet e Luftës, ku përfshihen edhe krimet që kanë ndodhur pas luftës, Gashi ka thënë se Vetëvendosja do ta kallte Kuvendin nëse ndonjë prej partive opozitare do të propozonte një ligj të tillë, shkruan Express.

Gashi ka thënë se qe 18 muaj s’është bërë asgjë për fuqizimin e kapaciteteve profesionale të Prokurorisë Speciale, përkatësisht Departamentit për Krimet e Luftës, që ka qenë premtim i Vetëvendosjes.

“Edhe tash është mirë me marrë programin e saj, programin e partisë politike Lëvizja Vetëvendosje kur ka garu në zgjedhjet të shkurtit 2021, edhe me marr programin që e ka hartu kur është bë Qeveria e Kosovës, edhe me pa çka kanë ba për këtë fushë. P.sh pika e parë ka qenë që na kemi me i fuqizu kapacitetet profesionale të Prokurorisë Speciale. Dmth në Prokurori Speciale është një department që merret me krimet e luftës dhe kanë thanë ne kemi me i fuqizu kapacitetet aty, me ba gjyqtarë ma shumë, prokurorë ma shumë, eskpertë ma shumë që kanë me punu në Prokurorinë për krime lufte. Për 18 muaj, dmth është duke shku gjysma e mandatit, nuk ka diçka në qët pikë”, ka deklaruar Gashi në “Pressing” të T7.

Sa i përket themelimit të Institutit për Krimet e Luftës, Gashi ka thënë se u janë dashur 18 muaj për ta krijuar, kur, sipas tij, ky institut do të mund të themelohej për katër ditë apo katër muaj më së shumti.

“Pikën e dytë kanë thanë do ta themelojmë Institutin për Krimet e Luftës, për krimet gjatë luftës në Kosovë. 18 muaj iu kanë dasht me për me ba një draft me miratu në Qeveri, i cili i ka krejt 2 mijë fjalë dhe katër faqe tekst. Katër faqe për me i miratu në Qeveri iu kanë dasht 18 muaj. E tash këtu kalojnë edhe nja 6 muaj deri sa ai të kalon nëpër komisione në Kuvend, diskutim publik, të konsultohet shoqnia civile. Deri sa ta nënshkruan Presidentja shkon gjysma e mandatit. 50 përqind e mandatit të Qeverisë Kurti për me themelu Institutin për dokumentimin e krimeve që kanë ndodh gjatë luftës. Një send që ka mujt me u kry, hajde jo për 4 javë, edhe pse unë jam i bindur që ka mujt me u ba për katër javë, apa katër muaj, por kanë shku 18 muaj deri sa e kanë ba”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se Vetëvendosje tash po propozon një ligj, ku përfshihen edhe krimet që kanë ndodhur pas luftës.

Sipas tij, po ta dërgonte në Kuvend një ligj të tillë ndonjë prej partive opozitare, Vetëvendosje do ta kallte Kuvendin.

“Seni tjetër, është që këta kanë pas presion ndërkombëtar për me i përfshi edhe krimet që kanë ndodh pasluftës në Kosovë, dmth mbas 12 qershorit të vitit 1999. Unë jam dakord me idenë që duhet me përfshi edhe krimet që kanë ndodh në Kosovë pas luftës, por jo edhe viti 2000. Këta e kanë përfshi edhe vitin 2000. Me e pas ba PDK’ja qëta, AAK’ja, Nisma po edhe LDK’ja, me e pas miratu një ligj për themelimin e një Instituti për Krimet e Luftës, që i përfshin edhe krimet që kanë ndodh mas luftës, a mundeni me imagjinu se çka kish me ba Vetëvendosja në Kuvend të Kosovës kur kish shku ky ligj? Po të kallxoj unë, kish me kallë Kuvendin. Tash vetë e propozon një ligj, ku përfshihen edhe krimet që kanë ndodh pas luftës”, ka thënë ish-këshilltari i Kurtit.

Gashi është shprehur pesimist për përbërjen që do ta ketë ky institut, duke thënë se do të mbushet me njerëz joprofesionalë, jo objektivë dhe militantë të Vetëvendosjes.

“Thelbi i thelbit të kritikës tem për këtë Institut është që kanë me e ba keq, kanë me e themelu me njerëz joprofesional, me njerëz joobjektivë, me entuziastë në rastin më të mirë ose me militantë të subjektit politik që e drejtojnë vetë”.

Për padinë për gjenocid kundër Serbisë që ka paralajmëruar partia në pushtet, Gashi ka thënë se kanë kaluar 18 muaj e s’është shkruar as edhe një rresht për këtë.

Ai ka përmendur edhe premtimet e tjera të papërmbushura në këtë gjysmë mandati të Qeverisë Kurti.

“Kanë thënë që kanë me u angazhu për hartimin e politikave për drejtësi tranzicionale, e kanë pas si pikë katër. As për ata s’kanë ba kurgjë. Kanë thanë kemi me zhvillu një reform reparative. As për këtë s’kanë bë kurgjë. Kanë pas plot sende tjera. Kanë thane kena me themelu një komision parlamentar në Kuvend të Kosovës, i përhershëm për krimet që janë kry në Kosovë. 18 muaj kanë shku, s’e kanë themelu as këta. Kena me rishiku mandatin e departamentit për krime lufte brenda Prokurorisë Speciale. As ata s’e kanë ba. Një njësi të veçantë të specializume brenda Agjencisës ë Kosovës për Forenzikë. As këta s’e kanë ba. Kena me miratu legjislacion të veçantë për mbrojtjen e identietit të viktimave të luftës, as këta s’e kanë ba. Deri edhe një send tjetër e kanë propozu mbrenda Fakultetit Juridik, me themelu një department për drejtësi trancizionale, as qata s’e kanë ba”, ka thënë ai në T7.

Por, edhe nëse formohen, Gashi thotë se duke i parë punët që janë bërë këta 18 muaj, s’ka shpresë se do të jenë profesionale.

“Por edhe kur t’i bajnë, t’u i pa puntë që i kanë ba për 18 muaj, kanë me i ba keq. Kanë me i ba me njerëz joprofesional, joprofesionistë, kryesisht me entuziastë dhe militantë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Gashi ka qenë këshilltar i kryeministrit Kurti në Qeverinë Kurti 1.

JU REKOMANDOJMË

Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?
21/11/2026 - 22:53

Ligji i ri për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2026 parasheh ndarjen e 102 milionë eurove për mbulimin e kostos së pagës së 13-të...

Më shumëDetails

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?
21/11/2026 - 22:34

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se deponia regjionale e mbeturinave në Sferkë të Pejës është përfshirë nga zjarri për herë të dytë, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Ky është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit të Speciales

Ky është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit të Speciales
21/11/2026 - 21:26

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë afat deri më 27 nëntor për të dorëzuar njoftimet për apel kundër aktgjykimit të shkallës së...

Më shumëDetails

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova rrezikon dimër të vështirë energjetik

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova rrezikon dimër të vështirë energjetik
21/11/2026 - 20:18

Çështja e energjisë elektrike dhe paralajmërimet për një dimër të vështirë kanë rikthyer kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e këtij sektori. Në mesin e kritikëve është...

Më shumëDetails

Kurti jep lajmin e mirë: Projekti i banimit social në Pejë drejt fundit

Kurti jep lajmin e mirë: Projekti i banimit social në Pejë drejt fundit
21/11/2026 - 20:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë lajmin e mirë se projekti i banimit social në Pejë është në fazën finale, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

KEK nënshkruan kontratë afro 95 mijë euro për remontin e pajisjeve vitale në “Kosova A”

Sindikata e KEK-ut proteston sot para zyrave të korporatës
21/11/2026 - 19:52

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 94 mijë e 598 euro e 24 centë për mirëmbajtjen preventive dhe remontin e furnizuesve të thëngjillit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga Kosova dyshohet se mashtruan 85 të moshuara në Norvegji, grupi bënte jetë luksoze

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë