Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Vetëvendosje kandidon vetëm një grua për kryetare komune’, Nushi-Muhaxhiri: Flamur i kuq për barazinë gjinore!

05/09/2025 - 16:44
në Lajme
A A
Kurti: Britania është një vend që nuk ua kthen shpinën miqve dhe aleatëve të saj

Leader of the opposition Vetevendosje (Self-determination) party and parliamentary elections candidate, Albin Kurti applauds during a closing election campaign rally in Pristina on June 9, 2017. Nine years after proclaiming independence, fragile Kosovo votes on June 11 at a time of high tension with Serbia, rampant unemployment and some of its leaders threatened with prosecution for war crimes. / AFP PHOTO / Armend NIMANI (Photo credit should read ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse del të jeta partia me më së shumti vota në vend, ka kandiduar vetëm një grua për zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Nga kandidatët e certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Egzona Tërdevci, është kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Drenasit.

Gazetarja Paulina Nushi Muhaxhiri, për Gazeta Blic, këtë fakt e ka quajtur siç thotë ajo “ flamur të kuq” për barazinë gjinore dhe shton se është tregues që demokaracia në Kosovë ende nuk e ka përfshirë seriozisht pjesëmarrjen e grave në nivelet vendimmarrëse.

“Fakti që partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje, ka kandiduar vetëm një grua për kryetare komune në zgjedhjet lokale të vitit 2025, për mua është një flamur i kuq për barazinë gjinore. Në asnjë nivel nuk është kuptuar ende se pjesëmarrja e grave në politikë është pjesë themelore e demokracisë moderne”, ka thënë Nushi Muhaxhiri.

Sipas saj, partitë politike, përfshirë edhe Vetëvendosjen, kanë tendencë të kandidojnë gra në komuna ku historikisht është shumë e vështirë të fitohet gara.

“Më duket pak e çuditshme por pothuajse të gjitha partitë kanë kandiduar kandidate gra në komunat ku ato e kanë më së vështiri të fitojnë garën për shkak të historisë së përzgjedhjeve të mëhershme apo kandidatëve që kanë përballë. Përjashto Natyra Kuçin kandidate për kryetare në komunën e Deçanit e cila po bën një fushatë të jashtëzakonshme”, shtoi ajo.

Nushi-Muhaxhiri theksoi se ky realitet është një mesazh i gabuar për gratë që dëshirojnë të merren me politikë, madje shton se edhe në rastet kur kandidohen gratë, të njëjtat nuk përkrahen nga lideerët e tyre gjatë fushatave zgjedhore.

“Përmes kësaj praktike po na thuhet se nuk jemi të denja si lidere për pozita drejtuese lokale. Unë në fakt edhe në fushatë si shoh gratë të përkrahura nga liderët e tyre për të bërë fushatë ‘’të egër’’ që bjen në syrin dhe veshin e qytetarëve”, theksoi ajo.

Paulina Nushi-Muhaxheri- Gazetare!

Ndërkaq, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Drenasit, Egzona Tërdevci, për Gazeta Blic tha se kandidimi i saj është përgjegjësi e madhe, por nuk është bërë për shkak të gjinisë, por për shkak të angazhimit të madh.

“Është e vërtetë që jam gruaja e vetme që garon për kryetare komune nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kjo sigurisht është përgjegjësi e madhe. Por kandidimi im nuk ka ardhur për shkak të gjinisë, ai ka ardhur si rezultat i një angazhimi të gjatë, i një rruge të bërë me shumë punë, me përfshirje në vendimmarrje dhe me besimin që e kam fituar përmes garës së brendshme,” tha Tërdevci për ‘GazetaBlic’.

Tërdevci shtoi se Drenasi ka nevojë për ndryshim dhe zhvillim të prekshëm në të ardhmen.

“Në një komunë si Drenasi unë e shoh kandidimin tim si një mundësi për të dëshmuar se lidershipi nuk ka gjini, por ka vizion, integritet dhe rezultat. Qytetarët nuk kërkojnë më vetëm traditën e vjetër, por kërkojnë zhvillim dhe ndryshim të prekshëm”, u shpreh Tërdevci.

Ndër të tjera, kandidatja e VV-së në Drenas theksoi se ajo nuk garon për të deshmuar se mund të fitojë në një bastion të burrave , por beson së puna e saj është alternativa e duhur për të udhëhequr komunën.

“Unë nuk garoj për të dëshmuar se një grua mund të fitojë në një bastion të burrave, por garoj sepse besoj se përvoja, puna ime dhe programi që ofroj janë alternativa e duhur për të udhëhequr komunën,” u shpreh kandidatja e VV-së për “Gazeta Blic”.

Egzona Tërdevci- Kandidate e LVV-së për Drenasin!

JU REKOMANDOJMË

​Kosova me më pak raste të reja të sëmundjeve malinje
Lajme

​Kosova me më pak raste të reja të sëmundjeve malinje

05/09/2025 - 17:42
Ish-policit Arbnor Spahiu i zgjatet paraburgimi edhe për tre muaj në Serbi, familja kërkon ndihmën e qytetarëve
Lajme

Ish-policit Arbnor Spahiu i zgjatet paraburgimi edhe për tre muaj në Serbi, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

05/09/2025 - 17:33
Edita Tahiri: Një kryetar Kuvendi që shkel Kushtetutën s’mund të jetë më në këtë detyrë
Kryesore

Edita Tahiri: Një kryetar Kuvendi që shkel Kushtetutën s’mund të jetë më në këtë detyrë

05/09/2025 - 17:25
Kurtit s’i pëlqen pyetja pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë, i kthehet gazetares
Lajme

Vetëvendosje pren pyetjen e gazetares për shkollimin e vajzës së deputetit Kurti

05/09/2025 - 17:17
Çerkini: Vonesa në konstituimin e Kuvendit është shkelje kushtetuese
Lajme

Kushtetuesja e “pezullon” Kuvendin: Basha e pranon vendimin, Murati hesht, opozita e drejton gishtit nga VV-ja

05/09/2025 - 17:06
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Lajme

Tërmet i fuqishëm në këtë shtet në kufi me Kosovën

05/09/2025 - 17:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

    Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Prokuroria kërkon paraburgim për policin Murat Latifi, tregon si e ka larguar një person nga shtëpia dhe si ka spiunuar për hetime

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • EKSKLUZIVE: Bastiset shtëpia e policit të Njësisë Speciale, Murat Latifi, ja çfarë u konfiskua nga aty (DETAJE)

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Morina pas arrestimit të policit: Kam paralajmëruar se policë të Vushtrrisë punojnë për Gërbeshët, së shpejti priten arrestime tjera

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Nis seanca për caktimin e paraburgimit për policin e arrestuar për ndihmë personave të përfshirë në vepra penale (Pamje)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë