Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë sot një video të deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, lidhur me projektet për ndërtimin e çerdheve.
Megjithatë, nga materiali i publikuar është lënë jashtë pyetja që iu drejtua atij nga gazetarja e Klan Kosovës, gjatë vizitës në Podujevë.
Bellagoshi e kishte pyetur Kurtin nëse përurimet e shpeshta në arsim nuk mjaftojnë që edhe vajza e tij të ndjekë shkollimin në Kosovë.
Nga video origjinlale e publikuar nga Klan Kosova, Kurti shmangu përgjigjen direkte. Për më tepër, Kurti sërish u lëshua në sulme ndaj këtij televizioni duke deklaruar: “Sa i përket televizionit tuaj, besoj që ju duhet t’u thoni pronarëve që t’ia ktheni 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës”.