Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vetëvendosje reagon pas kritikave, thotë se ambasada e Gjermanisë ka rënë në lajthitje të “lajmeve të rreme”

29/07/2025 - 21:19
në Lajme
A A
Vetëvendosje reagon pas kritikave, thotë se ambasada e Gjermanisë ka rënë në lajthitje të “lajmeve të rreme”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje ka kundër-reaguar mbi reagimin e ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, e cila kritikoi partinë në pushtet mbi propagandën e bërë për realizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit.

Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arlind Manxhukaj, thotë se fotografia e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje është marrë nga një medium. Manxhukaj tutje aludon se ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka “shtresëzuar mbi lajme të rreme”.

“Në postimin e nxjerrë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me një fotografi/graf nuk ka asnjë manipulim. Fotografia e përdorur nga ne është marrë nga postimi i Ministrit të Mbrojtjes që është marrë nga mediumi Kallxo.Com.

Në fotografitë dhe linqet më poshtë mund ta shihni qartazi që nuk ka asnjë manipulim dhe fotografitë janë të vërteta e lehtësisht të vërtetueshme.

Është shumë me rëndësi që në epokën e lajmeve të rreme reagimet të jenë të bazuara në fakte dhe të vërtetën dhe jo të shtresëzohen mbi lajme të rreme. Në të vërtetë vet lajmi për manipulimin e fotografisë nga ana e VV-së është fake news çka duhet se ju ka vendosur në lajthitje edhe vet juve“, thuhet në shkrimin e Manxhukës.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar komunikatë për media në lidhje me politizimin që Lëvizjes Vetëvendosje i bëri dërgimit të një njësiti të specializuar të FSK-së në veri për qëllime humanitare.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar komunikatë për media në lidhje me politizimin që Lëvizjes Vetëvendosje i bëri dërgimit të një njësiti të specializuar të FSK-së në veri për qëllime humanitare.

Ambasada thotë se brenda mandatit të KFOR’it, FSK kalon në veri për qëllime humanintare, siç ndodhi sot për të gjetur trupin e një 33-vjeçar që vdiq në Ujman.

“Deklaratat e aktorëve politikë që e paraqesin këtë mision si “operacioni i parë i FSK-së në veri të Kosovës” keqinterpretojnë qëllimin dhe frymën e vendosjes. Po aq shqetësuese janë akuzat për imazhe të manipuluara – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it – për të promovuar një narrativë mashtruese. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut dhe të shkëpusin vëmendjen nga fokusi humanitar i misionit”, thuhet pos tjerash në reagim.

JU REKOMANDOJMË

Mbretëria e Bashkuar drejt njohjes së Palestinës: Pse tani dhe çfarë do të ndryshojë?
Lajme

Mbretëria e Bashkuar drejt njohjes së Palestinës: Pse tani dhe çfarë do të ndryshojë?

30/07/2025 - 10:42
Kallëzim penal ndaj katër dëshmitarëve në rastin “Banjska” për deklarim të rremë e vepra tjera penale
Lajme

Kallëzim penal ndaj katër dëshmitarëve në rastin “Banjska” për deklarim të rremë e vepra tjera penale

30/07/2025 - 10:40
Ushtria gjermane do të tërheqë sa më shumë vullnetarë
Lajme

Ushtria gjermane do të tërheqë sa më shumë vullnetarë

30/07/2025 - 10:33
Kapet drogë në Merdarë
Lajme

Kapet drogë në Merdarë

30/07/2025 - 10:30
Ambasada britanike përshëndet koordinimin e KFOR-it me FSK-në, për gjetjen e trupit të viktimës në Ujman
Lajme

Ambasada britanike përshëndet koordinimin e KFOR-it me FSK-në, për gjetjen e trupit të viktimës në Ujman

30/07/2025 - 10:27
ZRRE-ja e vendosur: Vendimi për liberalizim të tregut të energjisë nuk shtyhet
Lajme

ZRRE-ja e vendosur: Vendimi për liberalizim të tregut të energjisë nuk shtyhet

30/07/2025 - 10:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komandanti i KFOR-it flet për dy urat e reja që po ndërtohen në Mitrovicë

    Komandanti i KFOR-it flet për dy urat e reja që po ndërtohen në Mitrovicë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Trupi i 33-vjeçarit gjendet në Ujman – familjarët shpërthejnë në lot

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “E aktivizuam pajisjen, 10 minuta në dispozicion” – Detaje ekskluzive si Igor Popoviq përgjonte takimin në Bruksel

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Ambasada gjermane e godet ashpër Vetëvendosjen që e politizoi operacionin e kërkim-shpëtimit të sotëm të FSK-së në Ujman

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë