Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë nuk po i ndahen problemet e brendshme.
Fillimisht kishin probleme me listën e kandidatëve për asamble komunale, kurse tani u ka dalë si duket një tjetër çështje, shkruan Veriu.info.
Bëhet fjalë për listën e kandidatëve për asamble e cila ka ndryshuar sërish.
Lista e publikuar nga kandidati i përbashkët për kryetar, Faton Peci, dallon nga ajo që ka publikuar vet partia Lëvizja Vetëvendosje.
Është numri 24 i cili në listën e publikuar nga Faton Peci, e mban Ramadan Istrefi, kurse në listën e publikuar nga Vetëvendosje është Qefsere Barku.
Por Vetëvendosje këtë ndryshim të listës e ka bërë sot në Facebook, gjë që kuptohet nga historia e editimeve që kjo platformë e ofron vet.