Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veton Berisha e thërret Zemajn për t’u sqaruar pasi u aludua se përdori terminologji fyese për komunitetin RAE gjatë incidentit

25/10/2025 - 16:59
në Lajme
A A
Kurtit po i ecën afati – Berisha thotë se s’ka vija të kuqe për askënd, ka vetëm një kërkesë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ka shkruar një sqarim publik në profilin e tij në ‘facebook’ pas aludimeve se deputeti Armend Zemaj gjatë incidentit të djeshëm me një qytetar ka përdorur terminologji fyese për komunitetin RAE.Berisha ka thënë se e ka kontaktuar deputetin Zemaj dhe është sqaruar se një gjë e tillë s’është e vërtetë. Gjithashtu deputeti Berisha thotë se një gjë e tillë vërtetohet edhe në video.

“Deputeti më ka vënë në dispozicion videon origjinale, pa prerje, dhe nga ajo video vërtetohet se është përdorur fjala “majmun m…””, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë pa ndëhryje:

E vërteta e fjalëve të përdorura nga deputeti Armend Zemaj gjatë incidentit me qytetarin

Pas reagimeve të shumta dhe të arsyeshme për dyshimet se gjoja është përdorur fjala “magjup m…”, e kontaktova personalisht z. Armend Zemaj dhe i paraqita shqetësimin tim lidhur me këtë çështje.

Z. Zemaj më siguroi se fjala “magjup” nuk është përdorur nga ai dhe, sipas tij, prerja e videos që është publikuar nga disa media ka qenë e qëllimshme, me synim rëndimin e situatës.

Deputeti më ka vënë në dispozicion videon origjinale, pa prerje, dhe nga ajo video vërtetohet se është përdorur fjala “majmun m…”.

Si Partia Liberale Egjiptiane – PLE , ne nuk pajtohemi me asnjë formë të provokimit, fyerjes apo dhunës. Megjithatë, kemi edhe obligim moral e politik të jemi korrektë ndaj secilit, përfshirë edhe deputetin Armend Zemaj. Për këtë arsye, i kërkojmë ndjesë publike për reagimet tona të ngutshme.

P.S. Është e qartë se oponentët tanë politikë janë përpjekur edhe në këtë rast të na sulmojnë, madje duke përdorur ofendime të rënda. Por ne kemi mjaftueshëm pjekuri politike që të mos veprojmë me ngut, por me maturi dhe përgjegjësi.

Me respekt,

Veton Berisha

Kryetar i PLE-së

JU REKOMANDOJMË

Biznesmeni Ekrem Peci e pranon se përfitoi grant 80 mijë nga ministria e Faton Pecit, nuk e lë pa falënderuar këtë institucion (VIDEO)
Kryesore

Biznesmeni Ekrem Peci e pranon se përfitoi grant 80 mijë nga ministria e Faton Pecit, nuk e lë pa falënderuar këtë institucion (VIDEO)

25/10/2025 - 19:55
Fushë Kosova në balotazh më 9 nëntor, kaq është dallimi në vota mes Prebezës dhe Osmanit
Lajme

Fushë Kosova në balotazh më 9 nëntor, kaq është dallimi në vota mes Prebezës dhe Osmanit

25/10/2025 - 19:34
Radoniqi: Rezultatet për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën do të shpallen në ditët në vijim
Kryesore

Radoniqi: Rezultatet për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën do të shpallen në ditët në vijim

25/10/2025 - 19:30
Rezultatet përfundimtare, kaq vota morën Gazmend Muhaxheri e Taulant Kelmendi në rundin e parë në Pejë
Lajme

Rezultatet përfundimtare, kaq vota morën Gazmend Muhaxheri e Taulant Kelmendi në rundin e parë në Pejë

25/10/2025 - 18:42
Rama: Me Kurtin kemi dallime të pashmangshme, i ndajmë hapur dhe direkt
Lajme

Rama: Me Kurtin kemi dallime të pashmangshme, i ndajmë hapur dhe direkt

25/10/2025 - 18:02
Aksident i rëndë në Bresje të Fushë Kosovës, vdes një person
Lajme

Aksident i rëndë në Bresje të Fushë Kosovës, vdes një person

25/10/2025 - 17:55

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Më ofendoi me nënë e grua, u soll dhunshëm”: Flet mërgimtari që u sulmua nga Armend Zemaj

    “Më ofendoi me nënë e grua, u soll dhunshëm”: Flet mërgimtari që u sulmua nga Armend Zemaj

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • PAMJET: Momenti kur mërgimtari i thotë “rrenc” Zemajt, ky e grushton

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gani Geci i reagon Pozharit: Me ndihmu LVV-në ish si me i qit qenit hallve

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • RTK e mbulon në mënyrë të pabalancuar incidentin me Zemajn- burime brenda televizionit tregojnë se kronika ka konflikt interesi

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas blerjes së “Shell”-it, biznesmeni i afërt me pushtetin Shaip Mikullovci synon marrjen e “AL Petrolit” të familjes Kryeziu

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë