Një person është plagosur para pak minutash në Zhabar të Mitrovicës, pas të shtënave me armë zjarri.
Veriu.info mëson se i plagosuri është B.S. 44 vjeçar.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se të dyshuar për rastin janë disa persona, të cilët kanë ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia ka dalë në vendngjarje, përderisa autoambulanca ka arritur që shpejt ta dërgoj të plagosurin në emergjencën e spitalit të Mitrovicës.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar shefi i emergjencës së Spitalit të Mitrovicës, Agron Sumiqi, i cili ka treguar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Një person ka ardhur me plagë në këmbë në emegjencë, i cili është duke u trajtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Sumiqi për Veriu.info.















