Një aeroplan privat me dy vende u rrëzua në autostradën A21 jashtë qytetit verior italian të Brescias , duke vrarë dy personat në bord, një avokat nga Milano dhe partneren e tij.
Pas rrëzimit, avioni shpërtheu dhe u përfshi nga flakët në mes të autostradës. Shumë shoferë arritën t’i kalonin makinat e tyre pothuajse përmes flakëve. Tre persona u plagosën dhe u dërguan në spital, por jeta e tyre nuk është në rrezik, thanë autoritetet.
Hetuesit ende nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nëse ky incident tragjik ishte për shkak të humbjes së ndjenjave nga piloti apo për një defekt mekanik.