Policia e Kosovës kanë konfirmuar se sot në Rrugën B në Prishtinë pasi informatave që kanë marrë, kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me mjekët emergjent dhe kanë konstatuar vdekjen e një mashkulli 34 vjeçar.
Në media tashmë raportohet se viktima është dizajneri i njohur kosovar, Festim Iusfi.
Siç ka mësuar Express nga burimet brenda hetuesisë, viktima dyshohet se pasi e kishte lënduar të dashurën e tij me thikë, e kishte goditur më pas edhe veten për vdekje.
Nuk dihen ende rrethanat e rastit , gjë për të cilën Policia e Kosovës po punon të zbardhen.
