Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka dërguar një mesazh të qartë para përballjes së madhe në Champions League kundër Manchester Cityt.
Sulmuesi brazilian theksoi se madrilenët nuk do të futen në fushë vetëm për t’u mbrojtur, por me synimin për të kontrolluar dhe dominuar lojën.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Vinicius është shprehur se Real Madridi e respekton shumë Cityn, por beson plotësisht në cilësitë e skuadrës së tij.
“Ne duam ta dominojmë lojën kundër Manchester Cityt. E dimë sa skuadër e fortë janë, por edhe ne kemi cilësi të mëdha dhe duhet ta tregojmë këtë në fushë”, ka deklaruar braziliani.
Real Madridi dhe Manchester City janë përballur shpesh në vitet e fundit në Champions League, duke krijuar një rivalitet të madh në garën më prestigjioze evropiane. Ndeshjet mes dy gjigantëve kanë prodhuar spektakël dhe gola, ndërsa edhe këtë herë pritet një duel i nivelit shumë të lartë.
Vinicius ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit në Champions në sezonet e fundit dhe klubi spanjoll shpreson që forma e tij të jetë vendimtare edhe në këtë përballje të madhe kundër kampionëve të Anglisë.














