Ylli i Brazilit dhe Real Madridit, Vinicius Junior ka pranuar të jetë në krye të “task-forcës” së re të FIFA-s për ta larguar racizmin nga futbolli, ka njoftuar kreu i Shtëpisë Botëror të Futbollit, Gianni Infantino të enjten.
Vinicius ishte cak i fyerje raciste nga tifozët nëpër stadiumet e Spanjës përgjatë edicionit të fundit, me arbitrat dhe federatën spanjolle që bënë shumë pak për ta mbrojtur.
E kjo sjellje raciste e tifozëve kundrejt lojtarëve duhet të ndalet menjëherë, ka insistuar Infantino, i cili është takuar personalisht me Viniciusin.












