Analisti i njohur kosovar, Visar Ymeri, i ftuar përballë Vehbi Kajtazit ka folur për zgjedhjet lokale në Kosovë, e po ashtu edhe për Mitrovicën, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ymeri derisa ka folur për zgjedhjet lokale dhe garën në Mitrovicë, ka thënë se kandidati për kryetar Faton Peci e ka një disavantazh të madh pasi nuk e ka mbështetjen e komplet degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, duke shpërfaqur ndasitë brenda kësaj strukture politke.
Ai ka përmendur specifikisht dy emra që sipas tij janë të pakënaqur në Mitrovicë, Agim Bahtirin dhe Armend Mujën, për të cilët thotë se kanë pakënaqësi duke mos u kandiduar për kryetar.
Analisti ka thënë se mungesa e unitetit brenda degës mund të ta shkatërrojë fushatën.
Deklarimin e tij mund të dëgjoni më poshtë nga minuta 31 e tutje: