Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vitin e kaluar i shpenzuan gati 200 mijë euro për t’i marrë me qira, tash Qeveria Kurti i jep mbi 1.7 milion euro për pesë vetura ekskluzive

10/03/2026 - 21:18
në Lajme
A A
Vitin e kaluar i shpenzuan gati 200 mijë euro për t’i marrë me qira, tash Qeveria Kurti i jep mbi 1.7 milion euro për pesë vetura ekskluzive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia Qendrore e Prokurimit duket se duan ta zgjidhin çështjen e veturave. I kanë ndarë mbi 1,6 milion euro për pesë vetura të reja të modeleve ekskluzive.

Vlera e parashikuar e kontratës për pesë veturat që ka paraparë AQP’ja është mbi 1,7 milion euro, raporton Gazeta Insajderi.

Në dosjen e tenderit, AQP’ja ka bërë të ditur se po kërkon vetura të reja të pa përdorura me 00 kilometrazhë, prodhim jo më të vjetër sesa viti 2024.

Në kërkesën e parashtruar për operatorët ekonomikë konkurrues në dosjen e tenderit, kërkohet garanci tregtare sipas prodhuesit për pjesët mekanike, elektrike dhe pajisjet elektronike, minimumi 24 muaj ose për 100 mijë km të para.

Po ashtu, AQP’ja kërkon garancion për korruzion minimumi 10 vite dhe garancion për ngjyren nga prodhuesi, minimumi 24 muaj.

Për secilin model, AQP’ja ka shpallur fitues operatorë ekonomikë të ndryshëm. Në mesin e kompanive fituese janë edhe Mercom e Automita, dy kompani të cilat kanë marrë tenderë më herët lidhur me veturat qeveritare gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Mercom Company ka fituar kontratën në vlerë prej 291 mijë eurosh, ndërkaq Automita 160 mijë sosh për një model dhe gati 550 mijë sosh për një model tjetër.

Përfitues të tenderit janë edhe Porsche Kosova, nga të cilët AQP’ja do ta blejë një model tjetër veture në vlerë prej gati 320 mijë eurosh.

AQP’ja para këtij tenderi kishte dhënë edhe gati 200 mijë euro për Mercom Company-n, pronar i së cilës është Arif Elshani, e i cili është i afërt me kryeministrin Albin Kurti.

AQP’ja ia kishte ndarë tenderin në formë të negociuar për biznesmenin Elshani, në vlerë prej 192 mijë eurosh, duke e mbytur konkurrencën.

Biznesmeni Elshani ka përfituar tendera të majmë përgjatë Qeverisë Kurti. Ai është parë duke realizuar takim të ngrohtë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, ku ky i fundit e vizitonte atë në biznesin e Elshanit.

Gazeta Insajderi kishte raportuar për një skandal në maj të këtij viti për një tender që iu kishte dhënë firmës së Elshanit nga Zyra e Kryeministrit. ZKM-ja e kishte kontraktuar firmën e Elshanit për t’ia marrë me qira 15 vetura, me çmim 550 euro në muaj për veturë.

Vet Zyra e Kryministrit, pasi që kishte shpallur tenderin dhe kishte marrë interesimet e kompanive, del që vendosi ti ndryshoi dy kritere krejt bazë, që lidhen me përformacën e veturave që po kërkonin.

Më 13 nëntor 2024 ishte shpallur tenderi.

Vetëm pesë ditë më vonë, më datën 18 nëntor të vitit të kaluar Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, departamenti i tenderëve, krijon një dokument të ri, e që bën me dije se ka ndryshuar dy kritere, sipas tyre, për sqarim, pasi që ka marrë një pyetje nga një i interesuar për të ofertuar në këtë tender.

Një përgjigje për këtë interesim të një kompanie, që nuk ia përmendin emrin, kishte ardhur menjë herë, dy ditë pas shpalljes.

Isa Hajdari nga Zyra e Kryeministrisë e kishte nënshkruar këtë sqarim në lidhje me dosjen e këtij tenderi.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Kurti deshi president të tij për të ushtruar pushtet autoritar, ne e ndalëm

Tahiri: Kurti deshi president të tij për të ushtruar pushtet autoritar, ne e ndalëm
10/03/2026 - 22:05

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka folur në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova...

Më shumëDetails

Haradinaj: Akuza për “puç” ndaj Osmanit bazohet në frikën që e ka VV-ja ndaj saj

Zgjedhjet komunale, Haradinaj konfirmon bisedimet me Krasniqin e Abdixhikun- Lë hapësirë për bashkëpunim edhe me VV
10/03/2026 - 21:58

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar akuzat për një “puç politik” që janë drejtuar ndaj presidentes Vjosa Osmani në raport me Lëvizjen Vetëvendosje....

Më shumëDetails

Kriza e re politike, deputetët e Kuvendit sërish në “pushim”

Kriza e re politike, deputetët e Kuvendit sërish në “pushim”
10/03/2026 - 21:45

Legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës, ishte funksionale fiks 1 muaj nga konstituimi.Kjo për shkak se tashmë nga dje deri më 31 mars Gjykata Kushtetuese përmes masës...

Më shumëDetails

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së
10/03/2026 - 21:37

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar një marrëveshje strategjike me gjigantin teknologjik Nvidia, kompania më e vlefshme në botë....

Më shumëDetails

Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare për zgjedhjen e presidentit

Çitaku: Qeveria e ardhshme do të jetë pa Vetëvendosjen
10/03/2026 - 21:32

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar dështimin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, duke kritikuar keqinterpretimet e kryeministrit Albin Kurti mbi qëndrimin e partisë së...

Më shumëDetails

“Do të goditen edhe më fort se tani”, Leavitt: Trump nuk do të lejojë që Irani të bllokojë Ngushticën e Hormuzit

“Do të goditen edhe më fort se tani”, Leavitt: Trump nuk do të lejojë që Irani të bllokojë Ngushticën e Hormuzit
10/03/2026 - 21:07

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit. Kështu deklaroi zëdhënësja e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    322 Shpërndaje
    Shpërndaje 129 Tweet 81
  • “Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Përfundimi i mandatit, zbulohet e ardhmja politike e Vjosa Osmanit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • I plagosuri në Skenderaj ishte një 44 vjeçari, Spitali i Mitrovicës tregon gjendjen e tij

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë