Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vizita e Osmanit në Zvicër, policia e Bernës me masa të veçanta për kufizimin e trafikut

18/05/2025 - 16:27
në Kryesore, Lajme
A A
Vizita e Osmanit në Zvicër, policia e Bernës me masa të veçanta për kufizimin e trafikut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të mërkurën dhe të enjten e ardhshme, më 21 dhe 22 maj, presidentja e Kosovës do ta zhvillojë një vizitë shtetërore në Zvicër.

Në këtë vizitë shtetërore, Osmani, do të pritet me nderimet më të larta shtetërore.

Organet e sigurisë zvicerane, janë kujdesur që të marrin edhe masa të veçanta sa i përket trafikut.

Portali zyrtar i policisë, police.be.ch, ka njoftuar lidhur me kufizimet e nevojshme të trafikut gjatë dy ditëve sa do të zgjasë vizita.

Shefja e shtetit të Kosovës, do të jetë në Bernë me një delegacion në kuadër të një vizite shtetërore.

Vizita në fjalë, do të më e larta e nivelit shtetëror dhe e para me nderime ushtarake që i bëhet një presidenti të Kosovës.

Parashihet që në sheshin kryesor të Bernës, Bundesplatz, do të ketë edhe pjesëmarrje të publikut.

Me këtë rast, disa rrugë dhe sheshe në qendër të qytetit do të duhet të mbyllen përkohësisht në të dyja ditët.

Së pari, të mërkurën, më 21 maj 2025, pritja me nderime ushtarake do të zhvillohet në Bundesplatz.

Aksi rrugor Bundesgasse nga Schwanengasse, perimetri rreth Ndërtesave Federale Lindore dhe Perëndimore, si dhe rrugët përkatëse hyrëse dhe Inselgasse do të jenë të mbyllura për trafikun, të mërkurën, 21 maj 2025, nga ora 12:00 deri në orën 22:00.

Amthausgasse dhe Schauplatzgasse do të jenë të mbyllura për trafikun nga ora 12:00. deri në orën 4:00 pasdite po në këtë ditë.

Derisa të enjten, më 22 maj 2025, nga ora 7:00 e mëngjesit deri afërsisht në orën 8:00 të mëngjesit, Bundesgasse nga Schwanengasse, Bundesplatz dhe Kochergasse do të jetë e mbyllur për trafikun.

Rrugë dhe rrugica të tjera gjithashtu mund të mbyllen me një njoftim të shkurtër paraprak.

Rrugët përkatëse janë të shënuara me tabela ndalimi. Automjetet e parkuara në mënyrë të papërshtatshme, duke përfshirë biçikletat dhe motoçikletat, do të tërhiqen ose do të vendosen në vende të tjera, thuhet në njoftimin e policisë së Bernës transmeton Klankosova.tv.

Qasja në Hotel Bellevue dhe në garazhin e parkimit të Kazinosë mbetet e mundur nëpërmjet Kirchenfeldbrücke-Casinoplatz-Münzgraben.

JU REKOMANDOJMË

Dardan Krasniqi shpërthen ndaj Shkëlzen Gashi dhe Rron Gjinovci: “Propagandë kundër UÇK-së me paratë e taksapaguesve”

Dardan Krasniqi shpërthen ndaj Shkëlzen Gashi dhe Rron Gjinovci: “Propagandë kundër UÇK-së me paratë e taksapaguesve”
28/03/2026 - 11:13

Ish-ushtari i UÇK-së dhe një nga aktivistët e parë të Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj Shkëlzen Gashit dhe Rron Gjinovcit, duke i akuzuar ata për, sipas...

Më shumëDetails

Rron Gjinovci i del në mbrojtje Gashit: Kjo histeri po nxitet nga kundërshtarët politik të Kurtit!

Rron Gjinovci i del në mbrojtje Gashit: Kjo histeri po nxitet nga kundërshtarët politik të Kurtit!
28/03/2026 - 11:00

Ekspozita e organizuar në sheshin e Prishtinës nga “Admovere” dhe “Integra” me të dhëna të pasakta për masakrat që janë kryer në Kosovë ka nxitur reagime të shumta....

Më shumëDetails

Hiqen nga sheshi tabelat me të dhëna të pasakta për masakrat

Hiqen nga sheshi tabelat me të dhëna të pasakta për masakrat
28/03/2026 - 10:36

Komuna e Prishtinës me ekipet e kryeqytetit ka larguar tabelat e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar video...

Më shumëDetails

Nait Hasani për ekspozitën në shesh: Tregohen mashtrime të Serbisë dhe të agjentëve serbë

Nait Hasani për ekspozitën në shesh: Tregohen mashtrime të Serbisë dhe të agjentëve serbë
28/03/2026 - 10:10

I mbijetuari i masakrës së Dubravës dhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar ndaj ekspozitës së vendosur në sheshin e Prishtinës për masakrat e ndodhura në Kosovës,...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj: Shkëlzen Gashi përmes mekanizmave të partisë në pushtet ofendoi UÇK’në, tash edhe viktimat e luftës

Daut Haradinaj: Shkëlzen Gashi përmes mekanizmave të partisë në pushtet ofendoi UÇK’në, tash edhe viktimat e luftës
28/03/2026 - 09:58

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka kritikuar ashpër ish-këshilltarin e Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, i cili në këtë javë ka hapur një ekspozitë në shesh të Prishtinë...

Më shumëDetails

Pas reagimeve, sot largohet nga sheshi ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Pas reagimeve, sot largohet nga sheshi ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”
28/03/2026 - 09:33

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot në orën 10:00 do të organizojnë një aksion për heqjen e tabelës së vendosur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • ‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë