Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vjen reagimi i Memli Krasniqit: PDK do ta mbrojë me përgjegjësi vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës

11/11/2025 - 12:09
në Kryesore, Lajme
A A
Krasniqi për krerët e UÇK-së në Hagë: Mund t’i burgosësh, por nuk mund t’ua mohosh prezencën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas shqetësimeve të raportuara nga komisionerët e PDK-së në Mitrovicë lidhur me integritetin e procesit zgjedhor.

Ai ka bërë të ditur se partia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve. “Prej mbrëmë, menjëherë pas njoftimit nga komisionerët tanë në Mitrovicë për shqetësimet rreth integritetit të procesit zgjedhor atje, kemi ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve,” ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij, “shqetësimet e paraqitura janë serioze dhe, si të tilla, po i adresojmë në të gjitha instancat dhe adresat përkatëse.” Krasniqi ka njoftuar se sot, PDK do të dorëzojë ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, “brenda afatit ligjor,” ndërsa në ora 12:00, në selinë qendrore të partisë, do të mbahet një konferencë për media “për të bërë të ditura detajet dhe veprimet tona lidhur me këtë çështje.”

Ai theksoi se mbrojtja e votës është detyrë ligjore dhe morale: “Ne besojmë se çdo votë është zëri i qytetarit dhe themeli i demokracisë sonë. Prandaj, kur ekzistojnë dyshime apo paqartësi në proces, është e drejtë dhe detyrë ligjore që ato të shqyrtohen me kujdes dhe plotësisht nga institucionet përkatëse.” Në fund, kryetari i PDK-së nënvizoi se partia do të veprojë me përgjegjësi dhe qetësi, pa paragjykuar rezultatin përfundimtar:

“Pa paragjykuar rezultatin përfundimtar, PDK kërkon që çdo procedurë të trajtohet me transparencë, drejtësi dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë që besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor të mbetet i plotë. Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur ta mbrojë integritetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e vërtetë të votuesve me përgjegjësi, qetësi dhe bindjen e plotë se e vërteta do të dalë në dritë.”

JU REKOMANDOJMË

“Po largohem, mos më kërkoni”- Zhduket 14 vjeçarja, policia në kërkim të saj!

“Po largohem, mos më kërkoni”- Zhduket 14 vjeçarja, policia në kërkim të saj!
18/03/2026 - 18:11

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”, është larguar nga banesa e saj në Durrës në orët e para të mëngjesit. Sipas deklaratave të nënës, e...

Më shumëDetails

I akuzuari për sulmin në Banjskë pranon se kishte numrin e Milan Radoiçiqit, mohon çdo kontakt me të

I akuzuari për sulmin në Banjskë pranon se kishte numrin e Milan Radoiçiqit, mohon çdo kontakt me të
18/03/2026 - 17:36

Dushan Maksimoviq, i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka pranuar se në telefonin e tij është gjetur numri i Milan Radoiçiqit, por ka theksuar se...

Më shumëDetails

Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak
18/03/2026 - 17:10

Arianit Sllamniku është lënë në liri.Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila ka njoftuar se hetimet mbi Sllamnikun janë duke vazhduar, por të...

Më shumëDetails

Tri zyrtaret që dyshohen se ndryshuan pronësinë kompanisë në vlerë prej 50 mijë euro, Prokuroria merr vendim për to

Tri zyrtaret që dyshohen se ndryshuan pronësinë kompanisë në vlerë prej 50 mijë euro, Prokuroria merr vendim për to
18/03/2026 - 16:39

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka përfunduar aksioni në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.Në njoftim, po ashtu shtohet se, lidhur me këtë aksion, ekziston dyshimi i...

Më shumëDetails

Familja Kuzhnini në kërkim për fajde (EMRAT)

Familja Kuzhnini në kërkim për fajde (EMRAT)
18/03/2026 - 16:34

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër persona si të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale. Personat e kërkuar janë pjesëtarë të  familjes Kuzhini,Bruno, Gjon, dhe Elson...

Më shumëDetails

Haradinaj: Kurti nuk është më premtim, Kosova me të humbi shumë

Haradinaj kritikon Kurtin: Më pro-rus e pro-serb sesa Vuçiqi dhe Vulini
18/03/2026 - 16:24

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar fort kryeministrin Albin Kurti për të cilin ka thënë se më nuk është premtim dhe se Kosova gjatë qeverisjes së tij...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë