Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vokrri: Ura mbi lumin Ibër do të hapet brenda mandatit, çështje muajsh

04/10/2024 - 10:49
në Kryesore, Lajme
A A
Vokrri: Ura mbi lumin Ibër do të hapet brenda mandatit, çështje muajsh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendësministri i MAPL-së, Arbër Vokrri, ka deklaruar se ura mbi lumin Ibër do të hapet për qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së mbetur të mandatit të VV-së.

Vokrri u shpreh i bindur se ura do të hapet dhe se tashmë është vetëm çështje muajsh.

“Nëse ky është koordinimi, pajtohen me këtë definicion të koordinimit, i bie që po jemi duke u koordinuar. Nuk po ngutemi me hap atë urë edhe për automjete… por do të ndodhë – ura do të hapet edhe për automjete të motorizuara. Tashmë është çështje muajsh, është koha afër. Ura do të hapet brenda muajve  të mandatit  që kanë mbetur edhe tre-katër muaj, pra brenda kësaj periudhe duhet të hapet ajo urë”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

I pyetur se a do të bindën të gjithë ndërkombëtarët për hapjen e urës, Vokrri tha se “s’është në rregull me prit që secili diplomat me u pajtu me secilin vendim tonin”.

“Data për hapjen e urës nuk ka pasur. Kam qenë unë ai që kam jep një periudhë të afërt, por datë as unë s’kam përmend. Ka qenë një pritshmëri fare e natyrshme. Nuk po ndodh ajo, të gjithë e dimë arsyen pse dhe nuk është hera e parë. Edhe më herët për iniciativa tona kur ka pas një periudhë refraktare, por ende nuk kanë mundur me u adaptua prania ndërkombëtare me ndryshim të një realiteti – ndryshim pozitiv ne iu kemi jep kohë, mandej kemi marrë veprim. Edhe kësaj radhe nuk ka ndonjë ndryshim të madh prej asaj…Nëse nuk bindën të gjithë, disa do të binden. Nuk mendoj që është kështu në rregull me prit që secili diplomat me u pajtu me secilin vendim tonin për shtëpinë tonë”, deklaroi ai.

Bashkimi Evropian së fundi ka përsëritur thirrjet ndaj autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar, që sipas BE-së, mund të rrisin tensionet në veriun e banuar me shumicë serbe.

Ndërkohë, sa i përket urës, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, në takim me emisarin evropian ka deklaruar se kjo çështje është trajtuar dhe dakorduar në Bruksel në kuadër të dialogut.

JU REKOMANDOJMË

Miftaraj-Deharit: Nuk të ka hije të instrumentalizohesh deri në këtë masë
Kryesore

Miftaraj-Deharit: Nuk të ka hije të instrumentalizohesh deri në këtë masë

13/07/2025 - 14:07
Kurti me Rashiqin e Rizvanollin në rezidencën e diplomates amerikane për takim me zyrtarin e DASH – çfarë u diskutua sipas tij?
Lajme

Rashiq flet për takimin me diplomatin amerikan ku ishte me Kurtin dhe deklaratat e Trump: Duhet të pyetet ai…

13/07/2025 - 13:56
Çitaku: Zgjedhjet në veri – dështim për Qeverinë dhe ndërkombëtarët
Kryesore

Çitaku: Përpjekje e vetëdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve, Kurtit nuk i bëhet vonë

13/07/2025 - 13:34
Zogjani kritikon ashpër Avni Deharin: “I paditur, i papërmbajtur, thjesht – me të gjitha këto vite mbi supe – burrë i lig!”
Lajme

Zogjani kritikon ashpër Avni Deharin: “I paditur, i papërmbajtur, thjesht – me të gjitha këto vite mbi supe – burrë i lig!”

13/07/2025 - 13:25
Hamiti: Tash e gati një vit me sanksione nga miqtë, këtë arritje Qeveria nuk e shënon, pasojat i vuajnë qytetarët
Lajme

Hamiti: E suksesshme edhe përpjekja e 46-të e VV’së së Kurtit për bllokim të konstituimit të Kuvendit

13/07/2025 - 13:04
Fillon kampanja më e madhe e vitit në Emona Center
Lajme

Fillon kampanja më e madhe e vitit në Emona Center

13/07/2025 - 12:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    254 Shpërndaje
    Shpërndaje 102 Tweet 64
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosje me armë zjarri në Vushtrri

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë