Brenda pesë vitesh, Jahja Mustafa u bë prindi i gjashtë që priste lajm nga Haga, derisa gjendja e tij shëndetësore ishte kritike.
Pavarësisht parashtresave urgjente dhe dokumentacionit mjekësor të dërguar nga familja e Salih Mustafës, procedurat u zvarritën për shkak të afateve dhe festave, raporton Klan Kosova.
Pas vdekjes së babait më 25 dhjetor, Calit iu ofrua mundësia të modifikonte kërkesën për vizitë humanitare, por ai e refuzoi.
Në raste të mëparshme, gjykata kishte lejuar vizita humanitare për disa ish-krerë të UÇK-së.
Kronikën e plotë gjejeni në vijim:














