Deklarimeve të Gani Gecit iu përgjigj deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, ish-këshilltar i Konjufcës, i cili e konfirmoi telefonatën.
Sipas Kërçelit, Glauk Konjufca nuk ka përdorur një gjuhë të tillë – si, çfarë po kërkon në këmbim të votës – dhe thjesht e ka kontaktuar Gecin për të ndihmuar në zhbllokimin e punës së Kuvendit.
Më tej në Debat Plus, Kërçeli ka treguar se telefonata e Konjufcës me Gecin ka ndodhur përmes disa personave të tjerë.
“Glauku nuk flet me atë gjuhë: ‘çfarë po kërkon’. Thjesht e ka pyetur për ta zhbllokuar Kuvendin… I keni parë para kësaj bisede disa deklarata të Gani Gecit, që ‘ne nuk kemi votë për PDK, më përpara kemi votë për VV-në’. Kjo mund të lexohet si gatishmëri për të dalë nga kjo bllokadë. Ju e njihmi zotin Konjufca, nuk flet me këtë gjuhë se ‘çfarë po kërkon’…”, ka thënë Kërçeli.
Pasi dëgjoi deklaratën e Kërçelit, Gani Geci reagoi sërish, duket thënë se po gënjen.
“Ai është tu rrejt. Thuaj ta qes incizimin e tani të ndalet filikaqi”, ka thënë Geci.