Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave të mërgimtarëve që kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike.
Tashmë kanë dalë rezultatet e para nga dy vendvotimet në Ambasadën në Otavë dhe Konsullatën në Toronto.
Nga 255 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 216 vota nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në Kanada.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19 vota.
Lidhja Demokratike ka marrë 13 vota.
Koalicioni për Kosovën Fituese ka marrë 4 vota.