87.63% e vendvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Vushtrri janë verifikuar, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Bazuar në rezultatet e përditësuara të KQZ-së, kandidati i PDK-së në Vushtrri Ferit Idrizi prin me 45.37% të votave, pas tij vjen kandidati i LVV-së, Sylejman Meholli me 30.85%.
Nga vendvotimet e proceduara të QKN-së në Vushtrri, Partia Demokratike e Kosovës, prin edhe në garën për Kuvendin Komunal, me 37.55% ndaj Lëvizjes Vetëvendosje me 26.39%.