Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Votat në Mitrovicë/ Olluri: Martin Berishaj është përfshirë në vjedhje të votave, ortakët e tij shtypën fletëvotimet e zgjedhjeve

12/11/2025 - 11:19
në Kryesore, Lajme
A A
Votat në Mitrovicë/ Olluri: Martin Berishaj është përfshirë në vjedhje të votave, ortakët e tij shtypën fletëvotimet e zgjedhjeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Parim Olluri tha se Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci “është i përfshirë direkt” në “vjedhjen e votave në zgjedhjet nacionale dhe në zgjedhjet lokale”.

Ai tha mbrëmë në “Pressing në T7 se beson se zgjedhjet lokale në Mitrovicë kanë qenë “të orkestruara”. Sipas tij, “ka shumë argumente që e ndërtojnë një panoramë të çuditshme dhe një panoramë që nuk flet për një proces normal të zgjedhjeve”.

“Ajo që ka ndodhë, prej kontratimit të një kompanie përmes tenderit të negociuar, unë mendoj që është dyshim i mjaftueshëm për Prokurorinë Speciale që të nisë një hetim të thellë dhe të përfundojë me aktakuzë dhe njerëzit të dalin para drejtësisë, sepse nuk ka pasur nevojë që të shkohet në tender të negociuar për zgjedhjet lokale, sepse data e zgjedhjeve dihet gati katër vjet përpara, e katër muaj përpara dihet dita e sajtë e mbajtjes së tyre”, tha ai.

Olluri tha se Martin Berishaj është ortak me kompaninë e kontraktuar për shtypjen e fletëvotimeve në një biznes të lojërave të fatit në Shqipëri.

“Fakti që kanë shkuar me tender të negociuar dhe kanë shkuar i kanë përzgjedhur si fitues ortakët e Martin Berishajt, ngre dyshime të mëdha për një skemë të orkestruar. Tash, Martin Berishajn e kemi te vjedhja e votave në zgjedhje nacionale. I kemi pa ato zarfet me vota që i ka marrë dhe i ka dërguar në ambasadë pa u kontrolluar prej zyrtarëve të KQZ-së, i ka marrë tinëz”, tha ai.

“Kompania CETIS është ortak me Martin Berishajn në një biznes multimilionësh të lojëra të fatit në Shqipëri”, tha Olluri.

Ai tha se fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë i kanë shtypyr “njerëz që kanë interesa të lojërave të fatit”.

“Do me thënë, po të vijnë njerëz që kanë interesa të lojërave të fatit dhe po i shtypin fletëvotimet për zgjedhjet e Kosovës. Do të duhej që shteti të ishte më i kujdesshëm se kë e përzgjedh për kontraktor. Por këtu shihet ashiqare që interesi i tyre ka qenë që përmes tenderit të negociuar të shkojnë te ortakët e Martin Berishajt”.

JU REKOMANDOJMË

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!
18/03/2026 - 22:58

Në ”Click” të RTV21, analisti Engelbert Zefaj kritikoi fuqishëm mënyrën se si politikanët po e ”shfyrtëzojnë diasporën”, në rast të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Ai e përshkroi...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin
18/03/2026 - 22:24

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës në raport me komunitetin serb cenojnë sovranitetin e shtetit dhe lidhen me zbatimin...

Më shumëDetails

Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku
18/03/2026 - 22:16

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet politike, duke thënë se janë prodhuar kriza për gjëra të thjeshta. Ai në emisionin “Rubikon” në...

Më shumëDetails

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)
18/03/2026 - 22:02

Mysafiri i kësaj javë në “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina ishte analisti Basri Beka, që është edhe sekretar organizativ i shoqatës “Shqiptaria”. Ai mes shumë temash...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë