Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vrasja e rreshterit Lika në Kaçanik, çka thanë dje kryeprokurori dhe prokurori i rastit

03/04/2025 - 08:02
në Kryesore, Lajme
A A
Vrasja e rreshterit Lika në Kaçanik, çka thanë dje kryeprokurori dhe prokurori i rastit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, u vra derisa po ngjitej shkallëve të ndërtesës ku banonte mbrëmjen e së martës rreth orës 23:00 në Kaçanik.

Siç u bë e ditur zyrtarisht autorët, të paidentifikuar deri tani, kanë shkrepur katër plumba në drejtim të viktimës por njëri prej tyre kishte qenë fatal.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka thënë se janë dy persona që dyshohet se e kanë kryer aktin.

“Në kohën kur ka ndodhur rasti ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në momentin e shkuarjes në banesën e tij, në shkallët e ndërtesës, nga persona të panjohur për momentin, është qëlluar dhe nga plagët vdekjeprurëse ka ndërruar jetë. Nga provat materiale që kemi marrë shihet që aktin e kanë kryer dy persona e që për momentin largohen nga vendi i ngjarjes. Që nga momenti i ndodhjes së rastit menjëherë, pasi është njoftuar policia ka marrë të gjitha veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj”, tha Çerkini.

Kryeprokurori shtoi se po bëhet “punë e jashtëzakonshme” për të gjetur dhe kapur autorët e vrasjes.

Ai ka shtuar se janë intervistuar “shumë persona, dëshmitarë, persona që kanë rastisë në vendin e ngjarjes, që mund të japin informacione të rëndësishëm për organet e rendit e që do të na shpie në zbardhjen e kësaj çështje”.

Çerkini tha se nuk dihet as motivi i vrasjes.

Pasi u pyet nga gazetarët, Çerkini tha se të dyshuarit kanë ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes, derisa shtoi se nuk kanë informacione që rreshteri kishte pasur probleme me dikë.

“E ceka edhe në fillim nga provat që janë mbledhur shihen dy persona që kanë ikur nga vendi i ngjarjes, d.m.th. nga banesa ku ka ndodh rasti tragjik, nga ajo që shihet deri më tani kanë ikur nga vendi i ngjarjes në këmbë, nuk kemi të dhëna që kanë shfrytëzuar më vonë ndonjë veturë apo ndonjë mjet tjetër për të ikur. Rreshteri Muhamed Lika njihet si person goxha profesional dhe nuk kemi ndonjë indikacion qoftë më të voglin, që ai gjatë punës ka pasur ndonjë problem qoftë me procedurat si polic apo që ka pasë ndonjë problem personal që do të na zbardhte motivin e vrasjes. Për momentin jemi në këtë situatë që gjendjen e kemi akoma të padefinuar se cili ka qenë shkaku apo motivi i kryerjes së kësaj vepre penale”, tha ai.

Çerkini bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja por jo edhe arma e përdorur.

“Është përdorur një armë zjarri, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19mm. Nuk është hasur arma e dorasve në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur arma e zyrtarit policor”, tha ai.

Ai tha se nuk dihet tipi i armës, por shtoi se nuk ka pasur shkrepje të armës nga ana e policit.

“Duken persona të ri, por nuk kemi arritur identifikimin apo njohjen e atyre personave për me ditë a i takojnë rrethit ku ka ndodhur rasti apo janë nga ndonjë vend tjetër”, tha ai.

“Nuk kanë përdor maska, kanë përdor kapela, por ka qenë errësirë, gjë që e bën të vështirë identifikimin”, tha ai.

Çerkini e mohoi që vrasja e rreshterit Lika lidhet me ndonjë grabitje.

“Me sigurinë më të madhe mund të themi se nuk ka të bëjë me pistën e grabitjes. I njëjti ka qenë duke u kthyer nga vendi i punës në ora 11 të natës dhe ka qenë duke shkuar në banesën e tij ku ka qenë duke jetuar. Por sipas provave të deritanishme nuk ekziston ndonjë pistë që të dyshuarit kanë pasur qëllim grabitje. Shihet qartë që qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi apo kryerja e veprës penale të vrasjes së rëndë”, tha ai.

Çerkini tha se nuk mund të thotë se a ka qenë e organizuar apo e paramenduar vrasja e rreshterit.

“Por sipas asaj që shihet, përderisa kanë marrë pjesë dy persona, mund të jetë që kjo vrasje ka qenë e planifikuar”, tha ai.

Kryeprokurori shtoi se në vitin 2021 rreshterit Muhamed Lika i ishte djegur lokali.

“Por që deri tani nuk kemi mundur të ndërlidhim ndonjë motiv apo ndonjë arsye”, tha ai.

Ai tha se do të hetojnë të gjitha pistat e mundshme.

Çerkini tha se ende nuk janë të identifikuar as personat që ia kishin djegur lokalin.

Ndërsa prokurori i çështjes, Ismet Rrahmani, tha se rreshteri është goditur me një plumb.

“Viktima ka marrë vetëm një goditje, ajo goditje ka qenë tejshkuese, nuk ka pasur jelek antiplumb, ka qenë zyrtar në një orar të zakonshëm të pasdites”, tha ai.

“Në vendin e ngjarjes nuk ka ndonjë institucion mikrofinanciar që mund të ishte target i personave për grabitje, është zonë vendbanimi”, tha Rrahmani.

Rrahmani kërkoi nga qytetarët të bashkëpunojnë lidhur me rastin. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Ky është personi që humbi jetën duke punuar në Strellc të Deçanit

Ky është personi që humbi jetën duke punuar në Strellc të Deçanit
08/04/2026 - 18:00

Një 55-vjeçar ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin Strellc i Ulët i Deçanit. Bëhet fjalë për Xhevat Hasanmetaj, i cili ishte veteran i Ushtrisë...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
08/04/2026 - 17:51

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) Mimoza Kusari-Lila, tha se shpreson që çmimet e naftës të stabilizohen në ditët në vijim pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi...

Më shumëDetails

Trendafilova i kthen përgjigje Kuvendit për rezolutën për Gjykatën në Hagë: Sigurojmë përputhje me parimet ndërkombëtare të të drejtave në Hagë

Trendafilova: Prokuroria mund ta përfundojë rastin e krerëve të UÇK-së në fillim të prillit 2025
08/04/2026 - 17:19

Presidentja e Gjykatës Speciale në Hagë, Ekaterina Trendafilova ka konfirmuar se ka pranuar Rezolutën Nr.10-R-101, që është miratuar më 12 shkurt 2026 në Kuvendin e Kosovës, në lidhje...

Më shumëDetails

Deputetët e Kuvendit e shfrytëzojnë me të madhe mundësinë për të pasur asistentë, dalin listat me emra

Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!
08/04/2026 - 16:52

Rreth 75 deputetë të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e dhjetë kanë shfrytëzuar të drejtën për të pasur asistentë personalë. Më shumë se gjysma e deputetëve të Lëvizjes...

Më shumëDetails

Faqet zyrtare të Presidencës, Haxhiu e “godet” publikisht Osmanin

Faqet zyrtare të Presidencës, Haxhiu e “godet” publikisht Osmanin
08/04/2026 - 16:42

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se faqet zyrtare në rrjetet sociale janë pronë e institucioneve dhe jo e individëve, duke theksuar rëndësinë e transparencës...

Më shumëDetails

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Ilir Metën

Apeli i Posaçëm lë në burg Ilir Metën
08/04/2026 - 16:29

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për çështjen e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të 3 gjykatave të tjera për masën e sigurisë arrest në burg....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votën mbi Ngushticën e Hormuzit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti merr vendim: Ky është zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Specialja merr vendim për seancat në rastin e Thaçit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë