Rrezarta Krasniqi nga LDK ka reaguar pasi një grua mbeti e vrarë sot në Stanoc të Vushtrrisë nga i dyshuari 58 vjeçar, i cili më pas bëri vetëvrasje.
Krasniqi ka thënë se ngjarja e sotme ka tronditur vendin, derisa ka bërë thirrje thirrje që të ngritet zëri ndaj dhunës.
”Ngjarja e sotme na trondit të gjithëve. Ne nuk mund të heshtim ndaj dhunës dhe duhet të punojmë të gjithë për një shoqëri më të sigurt dhe më të barabartë për gratë”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi:
Sot, në Vushtrri, humbëm një grua të pafajshme nga një akt tragjik.
Ngjarja e sotme na trondit të gjithëve. Ne nuk mund të heshtim ndaj dhunës dhe duhet të punojmë të gjithë për një shoqëri më të sigurt dhe më të barabartë për gratë.
Në këtë moment të dhimbshëm, ngushëllojmë familjen e viktimës dhe shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë.
Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë!