Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq dëshiron kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ish-zëdhënësi i KFOR-it: NATO s’do ta lejojë kurrë

11/12/2022 - 17:14
në Lajme
A A
Vuçiq dëshiron kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ish-zëdhënësi i KFOR-it: NATO s’do ta lejojë kurrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso ka thënë se Serbia mund të t’i kryejë vetëm 4 funksione sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Grasso tha se asnjëra nga funksionet që mund t’i kryejë Serbia nuk janë në përputhje me situatën aktuale dhe qëllimin e Vuçiqit.

Ai tha se NATO dhe KFOR-i nuk do ta lejojnë kurrë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Sipas Rezolutës 1244, personeli serb mund të lejohet të kryejë VETËM 4 funksione dhe ASNJË prej tyre nuk është në përputhje me situatën aktuale dhe qëllimin e z. Aleksandar Vuçiq, i cili e di mirë se NATO dhe KFOR-i nuk do ta autorizojë kurrë këtë!”, ka shkruar Grasso në Twitter.

Ai publikoi gjithashtu këtë pikë të rezolutës në të cilën thirret Serbia.

“Pas tërheqjes, një numër i rënë dakord i personelit jugosllav dhe serb do të lejohet të kthehet për t’i kryer funksionet e mëposhtme: Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe praninë ndërkombëtare të sigurisë; Shënimi/pastrimi i fushave të minuara; Mbajtja e një pranie në vendet e trashëgimisë; Mbajtja e pranisë në pikat kyçe kufitare”, thuhet aty.

Grasso këtë e bëri duke i replikuar gazetarit Besnik Velija, i cili kujtoi një moment nga viti 1999, kur komandanti gjerman, Helmut Harff i kishte dhënë ultimatum oficerit serb që për 30 minuta të largohen nga Kosova.

Në Beograd së fundmi kanë përmendur mundësinë e kthimit të ushtarëve serbë në Kosovë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi të shtunën se do t’i kërkojnë KFOR-it që të sigurojnë dislokimin e ushtarëve dhe policëve serbë në territorin e Kosovës “në përputhje me Rezolutën 1244”.

JU REKOMANDOJMË

“PREJ TEJE E MORA VESH”, Peci sërish “befasohet” në studion e Pressing kur pyetet për këshilltarin e tij
Kryesore

“PREJ TEJE E MORA VESH”, Peci sërish “befasohet” në studion e Pressing kur pyetet për këshilltarin e tij

16/05/2025 - 02:24
Deda- Vetëvendosjes: Nëse e doni vërtetë Kosovën, ndërrojeni Albulena Haxhiun
Lajme

Deda- Vetëvendosjes: Nëse e doni vërtetë Kosovën, ndërrojeni Albulena Haxhiun

16/05/2025 - 02:21
Bajrami: Vendimi i Qeverisë për rrymën ua rrezikon vendin e punës 148 mijë punëtorëve
Lajme

Bajrami: Vendimi i Qeverisë për rrymën ua rrezikon vendin e punës 148 mijë punëtorëve

16/05/2025 - 02:18
Sondazhi i “UBO Consulting”: VV-ja bie në përqindje, ngritet PDK-ja
Kryesore

Krasniqi përjashton çdo mundësi për koalicion me Vetëvendosjen: Hendeku mes nesh është shumë i madh

15/05/2025 - 22:59
Zelensky arrin në Shqipëri
Lajme

Zelensky arrin në Shqipëri

15/05/2025 - 22:50
Kontrata e Pecit me Kompaninë me bazë në Beograd, sfidohet fort në debat; Ju e keni nënshkru, janë inicialet e tua
Lajme

Kontrata e Pecit me Kompaninë me bazë në Beograd, sfidohet fort në debat; Ju e keni nënshkru, janë inicialet e tua

15/05/2025 - 22:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A e dini se shoferëve në Kosovë iu lejohet përdorimi i telefonit gjatë vozitjes? (Dokument)

    A e dini se shoferëve në Kosovë iu lejohet përdorimi i telefonit gjatë vozitjes? (Dokument)

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Gjendet në Prishtinë e mitura nga Gjilani – Qëndronte në Albi Mall, është në gjendje të mirë shëndetësore

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • BIK-u nis grumbullimin e porosive për Kurban, ky është çmimi astronomik për sivjet

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • Djali i vëllaut të Gani Gecit bashkohet me Gërvallën e Pecin në ‘GUXO’

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë