Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq e vazhdoi propagandën e tij rreth Policisë së Kosovës, përveç Facebook ai vazhdoi me pretendime edhe në RTS

22/11/2024 - 09:01
në Kryesore, Lajme
A A
Vuçiq e vazhdoi propagandën e tij rreth Policisë së Kosovës, përveç Facebook ai vazhdoi me pretendime edhe në RTS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë zgjodhi fillimisht Facebook-un e tij e më pas RTS-në për të propaganduar rreth Kosovës. Ai tha se kryeministri i Kosovës po e shtyn NATO-n të nis luftë me Serbinë. Ai ka shfrytëzuar rastin që të bëj presion mbi Amerikën rreth pretendimeve se Policia e Kosovës ka kaluar kufirin e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vazhduar me propagandën e tij drejt Kosovës. Populizmi i tij ka vazhduar në Facebook e më pas edhe në televizionin që vet e kontrollon, RTS.

Ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Aljbin Kurti, se ka urdhëruar pjesëtarët e Policisë së Kosovës të hyjnë në territorin e Serbisë qendrore për të “futur NATO-n në konflikt me Serbinë”.

Madje ai u viktimizua dhe tha se po kërkon llogari nga Amerika për këtë veprim të pretenduar të tij.

“Ne po kërkojmë nga amerikanët të na informojnë nëse kemi të drejtë kur themi se Kurti personalisht ka urdhëruar depërtimin e forcave të tij të armatosura në Serbinë qendrore në zonën e fshatit Çirkoviq”, tha ai për RTS.

Këto pretendime të Vuciqit vijnë pas Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se pjesëtarë të “armatosur rëndë” të Policisë së Kosovës “kapërcejnë në mënyrë të paautorizuar” kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës afër fshatit Cirkoviq afër Leposaviqit.

Vuçiq i pyetur nëse priste reagim nga KFOR-i me atë rast, ai në Kosovë tha se “nuk pret asnjë reagim, përveç reagimit të amerikanëve”.

“Ata (amerikanët) e dinë se Kurti e ka urdhëruar këtë qëllimisht dhe se ai priste që ata persona të likuidoheshin dhe se kjo do të ishte arsyeja e tyre për ta futur NATO-n në konflikt me Serbinë”, tha Vuçiq.

Madje ai kërcënoi se forcat serbe do të reagojnë.

Ai bëri të ditur se “herën tjetër” forcat e Serbisë do të “reagojnë me rregullat e plota të shërbimit”.

Lidhur me këtë ka reaguar Policia e Kosovës.

Ajo ka përgënjeshtruar disa lajme që po qarkullojnë kryesisht në mediet serbe e ku thuhet se disa pjestar të policisë, të armatosur rëndë, kanë kaluar kufirin me Serbinë. Policia deklaron se këto shkrime të cilat i referohen një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta.

“Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të drejt të opinionit dhe qytetarëve, reagon ndaj disa shkrimeve të publikuara kryesisht në media serbe, e të cilat i referohen një njoftimi të Ministrisë së
Mbrojtjes së Serbisë, se kinse sipas tyre një grup pjesëtarësh të armatosur rëndë të Policisë së Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë në veri të vendit”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se shkrimet e tilla të referuara në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

“Andaj këto shkrime dhe njoftimi i publikuar si i tillë, është një dezinformacion i cili ka për qëllim të krijoj pasiguri te qytetarët e asaj zone dhe të njollosë punën e Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës mes tjerash siguro se si institucion i besueshëm dhe transparent do kujdeset në vazhdimësi që të ofrojë informacione zyrtare për media dhe opinionin e gjerë, kurdo që ato kërkohen dhe janë të nevojshme për media dhe publikun.

JU REKOMANDOJMË

FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
Lajme

FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve

17/05/2025 - 00:46
Aksionet në veri, BE reagon e shqetësuar’: I bëjmë thirrje kryeministrit në largim …
Kryesore

Aksionet në veri, BE reagon e shqetësuar’: I bëjmë thirrje kryeministrit në largim …

17/05/2025 - 00:37
Ambasadorët e QUINT kërkojnë të mbrohet liria e medias
Lajme

Ambasadorët e QUINT kërkojnë të mbrohet liria e medias

17/05/2025 - 00:29
Shala: Pushteti aktual vendosi në pozitë vëllain e Albin Kurtit si personin më të besuar për të tregtuar energji
Lajme

Shala: Pushteti aktual vendosi në pozitë vëllain e Albin Kurtit si personin më të besuar për të tregtuar energji

16/05/2025 - 22:58
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
Lajme

Deri më 2 qershor mocionet për rrëzimin e aktakuzës, Prokuroria 30 ditë për përgjigje: Çka po ndodh me gjykimin në Hagë?

16/05/2025 - 22:45
Storje suksesi: Diplomon në Universitetin e Oxforidit vushtrriasi Enis Gërxhalija
Lajme

Storje suksesi: Diplomon në Universitetin e Oxforidit vushtrriasi Enis Gërxhalija

16/05/2025 - 22:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A e dini se shoferëve në Kosovë iu lejohet përdorimi i telefonit gjatë vozitjes? (Dokument)

    A e dini se shoferëve në Kosovë iu lejohet përdorimi i telefonit gjatë vozitjes? (Dokument)

    242 Shpërndaje
    Shpërndaje 97 Tweet 61
  • Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • AUV i Ministrisë së Faton Pecit mbajti të fshehur emrin “MC FOOD” që solli 21 tonë mish peshku me krimba – kompanisë që trafikoi edhe 400 kg kokainë (Dokument)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “PREJ TEJE E MORA VESH”, Peci sërish “befasohet” në studion e Pressing kur pyetet për këshilltarin e tij

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Sigurimi i Radoiçiqit, i dyshuar për sulmin në Banjskë, shkakton aksident tragjik në Beograd – rasti kalohet në heshtje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë