Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq në Bruksel takohet me krerët e BE-së, von der Leyen: Mirëpritëm hapat për diversikim të energjisë për të zvogëluar varësinë ruse

11/12/2025 - 12:53
në Lajme
A A
Vuçiq në Bruksel takohet me krerët e BE-së, von der Leyen: Mirëpritëm hapat për diversikim të energjisë për të zvogëluar varësinë ruse
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, në Bruksel.

Për takimin me udhëheqësin e serbëve, von der Leyen në një postim në X tha se i kanë theksuar atij nevojën që Serbia të përshtasë politikën e saj të jashtme e sigurisë me atë të bllokut europian, si dhe tha se kanë mirëpritur hapat që ka ndërmarrë Serbia në drejtim të diversikimit të burimeve të energjisë për të zvogëluar varësinë nga Rusia, raporton Gazeta Express.

“Mirë të takohemi së bashku me Aleksandar Vuçiq për të bërë një vlerësim të progresit të Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së. Diskutuam rëndësinë e përshpejtimit të reformave, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave. Theksuam se zgjerimi është një domosdoshmëri gjeostrategjike dhe nevojën që Serbia të harmonizohet më tej me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Ne gjithashtu mirëpritëm hapat e Serbisë për të diversifikuar burimet dhe rrugët e energjisë dhe për të ulur varësinë nga Rusia, jo-besueshmëria e së cilës është dëshmuar në mënyrë të përsëritur”, ka shkruar von der Leyen.

Kjo deklaratë e shefes së BE-së vjen pas zhvillimeve me Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), e cila ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të pronësisë së saj ruse.

Në mungesë të një licence, ajo ka pezulluar punën në fillim të këtij muaji derisa NIS pret një përgjigje nga autoritetet amerikane për kërkesën e saj për ta lejuar atë të veprojë derisa po i vazhdon bisedimet për t’i shitur aksionet e veta ruse.

Von der Leyen tha se BE ka treguar vazhdimisht solidaritet me Serbinë përmes investimeve të mëdha në infrastrukturën energjetike dhe mbështetjes për familjet më të ndjeshme.

Ajo tha se bashkë me Costan gjatë vizitave që patën në fillim të këtij viti e kanë potencuar se mbesin “plotësisht të përkushtuar për të parë një Serbi demokratike në BE”.

“Mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, tha ajo në fund.

JU REKOMANDOJMË

Vazhdojnë telashet në KQZ, anulohet sërish Lot 1 për shërbimet postare, por lidhen kontrata të tjera me negocim
Kryesore

Vazhdojnë telashet në KQZ, anulohet sërish Lot 1 për shërbimet postare, por lidhen kontrata të tjera me negocim

11/12/2025 - 13:46
Krasniqi: Kryeministër “largpamës” që sulmon e nënvlerëson SHBA-në – Kështu duket kur arroganca vishet me petkun e pushtetit
Lajme

Krasniqi: Kryeministër “largpamës” që sulmon e nënvlerëson SHBA-në – Kështu duket kur arroganca vishet me petkun e pushtetit

11/12/2025 - 13:34
Kurti e përdor për fushatë liberalizimin e vizave të ndodhur në vitin 2023
Kryesore

Kurti e përdor për fushatë liberalizimin e vizave të ndodhur në vitin 2023

11/12/2025 - 13:17
Kushtetuesja i reagon Kurtit dhe zyrtarëve të VV’së që i sulmuan dje, i quan deklarata të pamatura: Të ruhet pavarësia e Gjykatës
Kryesore

Kushtetuesja: Morëm vendime për 82 raste gjatë nëntorit

11/12/2025 - 13:16
Lajme

“Forbes” shpall Ursula von der Leyen gruan më të fuqishme për vitin 2025

11/12/2025 - 13:15
Mbrojtja kërkon lirimin e ish-shefit të AKI-së për rastin “Gylenistët”
Kryesore

Mbrojtja kërkon lirimin e ish-shefit të AKI-së për rastin “Gylenistët”

11/12/2025 - 13:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

    Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

    456 Shpërndaje
    Shpërndaje 182 Tweet 114
  • Reagon me plotë mllef Hekuran Murati, thotë se paga e 13-të është paraparë vetëm për vitin e ardhshëm

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Analfabetizmi në aksion: Asamblistja e LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna Hasani, nuk di ta shkruajë as emrin e vet pa gabime – synon të bëhet deputete

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Fadil Geci merr mbështetje në Mitrovicë nga veprimtarë e aktivistë të LDK-së

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë