Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq shprehet i zhgënjyer edhe me Rusinë

11/10/2025 - 16:25
në Lajme
A A
Vuçiq shprehet i zhgënjyer edhe me Rusinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Rusia i ka ofruar Serbisë një kontratë për furnizim me gaz deri në Vitin e Ri.

Dhe këtë ai e ka quajtur një lajm zhgënjyes, sepse, siç thotë ai, Serbia priste të përfundonte një kontratë afatgjatë që në maj të këtij viti, shkruajnë mediat serbe.

Këtë ai e ka bërë teksa ka folur për situatën ekonomike pas sanksioneve amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).

“Ka një lajm tjetër që vjen nga Moska ose Petersburgu (selia e Gazprom), çfarë të doni, se na ofruan një kontratë për gaz deri në Vitin e Ri. Thashë se ky është një lajm shumë zhgënjyes për ne, sepse duhej të përfundonim një kontratë afatgjatë për tre vjet deri në maj”, ka thënë fillimisht Vuçiq.

“Ne ishim më shumë se një partner i drejtë dhe i besueshëm në çdo kuptim, për të mos përmendur faktin se Serbia hoqi dorë nga arbitrazhi dhe shumë gjëra të tjera për të ruajtur miqësinë dhe marrëdhëniet e partneritetit”, ka thënë më tej Vuçiq përcjell Telegrafi.

Ai kujtoi se në maj në Moskë foli me presidentin rus Vladimir Putin dhe se atëherë u tha se një marrëveshje do të përfundohej në kohën më të shkurtër të mundshme – brenda një ose dy muajsh, por se Serbia ende duhej të priste.

“Pastaj në shtator u takova përsëri me presidentin Putin, bisedova dhe i thashë ‘gjithçka varet nga ju dhe, ju lutem, siç vendosni ju, ne do ta pranojmë, ju kërkoj vetëm ta përfundoni’”

“Tani na kanë informuar se do të zgjasë deri në Vitin e Ri. Pse deri në Vitin e Ri? Logjika është e thjeshtë dhe nuk do ta fsheh, kështu që sepse duan të na thonë ‘po sikur të filloni të shtetëzoni NIS ose ndonjë gjë tjetër, ne mund ta ndërpresim gazin më 31 dhjetor’. Dhe ky është një mesazh shumë, shumë i keq për mua”, ka thënë më tej Vuçiq.

JU REKOMANDOJMË

Ruzhdi Shehu: Juniku e konfirmoi fitoren e LDK-së pa balotazh
Lajme

Ruzhdi Shehu: Juniku e konfirmoi fitoren e LDK-së pa balotazh

11/10/2025 - 21:36
Në Serbi arrestohet edhe një tifoz, thuhet se iu gjet një fanellë me UÇK
Lajme

Në Serbi arrestohet edhe një tifoz, thuhet se iu gjet një fanellë me UÇK

11/10/2025 - 19:33
Mbërrin ushtria amerikane në Izrael, ja arsyeja!
Lajme

Mbërrin ushtria amerikane në Izrael, ja arsyeja!

11/10/2025 - 19:06
Gjenden turistët e humbur nga Zvicra në Shqipëri
Lajme

Gjenden turistët e humbur nga Zvicra në Shqipëri

11/10/2025 - 19:02
Zhvillimet në Gaza, Trumpi: Ka ‘konsensus’ për hapat e ardhshëm!
Lajme

Trump shpall tarifa 100 %, kriptovalutat bien keq

11/10/2025 - 18:59
Ferit Idrizi mbyll mandatin edhe me një super projekt: Hap dyert shkolla e re e ndërtuar me buxhet të komunës
Lajme

Ferit Idrizi mbyll mandatin edhe me një super projekt: Hap dyert shkolla e re e ndërtuar me buxhet të komunës

11/10/2025 - 18:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Familjari i Alban Hysenit, i dyshuar për kontrabandë dhe uzurpim të pronës publike | Kush është Murtez Hyseni, njeriu që po i shkon pas kryetarit të Gjilanit

    Familjari i Alban Hysenit, i dyshuar për kontrabandë dhe uzurpim të pronës publike | Kush është Murtez Hyseni, njeriu që po i shkon pas kryetarit të Gjilanit

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Incizimi me Shehollin: Balje thotë se ishte “para gjashtë vitesh, për vahabizëm”, akuzon VV-në se po e godet politikisht

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandaloze: Këshilltarja e ministrit Faton Peci me dokumente të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mbërrin ushtria amerikane në Izrael, ja arsyeja!

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Shala: LVV-ja është si Lista Serbe

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë