Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se në takimin që ka pasur sot në Beograd me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, kanë folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Vucic ka thënë se beson se do të jetë e mundur që procesi negociatave të vazhdojë me ton konstruktiv, megjithatë sipas tij “duhen dy vetë për të kërcyer tango”.
“Një pjesë e bisedës që nënkuptohet i referohet dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe besoj se do të jetë e mundur që ai të vazhdojë me një ton konstruktiv. Por duhen dy veta për të kërcyer tango”, ka thënë presidenti serb./Express/