Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV akuzon SBASHK-un si instrument i partive opozitare, por nuk e përmend faktin që udhëheqësi grevist i shërbimit civil është përkrahës i Albin Kurtit

04/09/2022 - 20:18
në Pa kategori
A A
VV akuzon SBASHK-un si instrument i partive opozitare, por nuk e përmend faktin që udhëheqësi grevist i shërbimit civil është përkrahës i Albin Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtatori ashtu siç ishte paralajmëruar paralizoi jetën në shumë sektorë të shtetit në Kosovë, nxënësit mbetën në shtëpi e mësimdhënësit në grevë. Por jo vetëm mësimdhënësit, edhe shërbyesit civilë hynë në grevë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Siç e do zakoni, në vendin tonë gjithçka politizohet, pavarësisht realitetit që jo gjithçka e gjithkush është nën direktivën e kësaj apo asaj partie politike.

Me apo pa të drejt Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) është atakuar se dirigjohet nga partitë e pushtetit “20 vjeçar”, e këtë epitet si asnjëherë më parë e ka marrë ditët e fundit nga pushteti “i ri” i udhëhequr nga Vetëvendosje, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Gjithandej nëpër rrjete sociale hasim komente nga përkrahësit e anëtarët e partisë së Kurtit, duke e quajtur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn, njeri të PDK-së.

Por jo vetëm militantët politikë, edhe zyrtarë të lartë politikë nuk iu ndan këto ditë kësaj retorike duke e çuar deri në denigrim, duke e lidhur edhe me tradhëti kombëtare si anëtar i një partie serbe në vitet e 90.

Por asnjë militant e asnjë zyrtar i pushtetit aktual nuk e përmendi faktin që ka udhëheqës grevist që ishte përkrahës i Vetëvendosjes që dëshmohet nga profili i tij në Facebook.

Emri i përfaqësuesit të sindikatave të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, nuk u atakua e as nuk u përmend si përkrahës i Vetëvendosjes.

Në një postim të 12 shkurtit 2021, vetëm 2 ditë para “referendumit popullor”, i quajtur kështu nga Albin Kurti e përkahësit e tij, Sefaj e çon në qiell kryeministrin në ardhje.

“1 komb, 2 shtete, 7 milionë shqiptarë në Ballkan, Albin Kurti kryeministër” – është posti i Sefajt.

Logjikshëm shtrohet pyetja: Pse VV nuk e zë në gojë për asnjë moment që Sefaj është përkrahës i kësaj partie, por kësaj radhe në kampin grevist?

Gjykojeni vet!

Kujtojmë që edhe pas masave të qeverisë Kurti për të mbështetur shumë sektorë publikë, grevat do të vazhdojnë e fatkeqësisht nuk e di askush kur do të përfundojnë!

JU REKOMANDOJMË

Hamiti: Fitorja e partive tradicionale dhe humbja e VV-së, mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë
Kryesore

Hamiti: Fitorja e partive tradicionale dhe humbja e VV-së, mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë

27/12/2025 - 14:46
Rrahet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Është në luftë për të mos humbur shikimin
Lajme

Rrahet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Është në luftë për të mos humbur shikimin

27/12/2025 - 13:01
Procesi zgjedhor nis jashtë vendit, po voton diaspora (Pamje)
Pa kategori

Procesi zgjedhor nis jashtë vendit, po voton diaspora (Pamje)

27/12/2025 - 09:43
Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë
Lajme

Bedri Hamza u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni për stabilitetin, bashkimin dhe të ardhmen e Kosovës (VIDEO)

25/12/2025 - 16:26
Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
Pa kategori

Behrami i reagon Kurtit: Ne i sollëm 118 njohje, ti nuk ke asnjë meritë në katër njohjet e fundit

23/12/2025 - 14:40
Raporti i IKD: Asnjëra nga partitë nuk e kanë vettingun në program
Pa kategori

Raporti i IKD: Asnjëra nga partitë nuk e kanë vettingun në program

23/12/2025 - 13:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Zarfi i zi arrin në shtëpi, ja reagimi i Albës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sonte në Prime të Big Brother do të këndojë një kandidat për deputet!

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë