Albulelna Haxhiu dhe Hekuran Murati ‘njëjtësuan’ Listën Serbe me partitë politike shqiptare: Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demrokratike të Kosovës, duke konstatuar “linjëzim” në Kuvend të Kosovës – për çka, Hykmete Bajrami, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se u detyrua të kthehet nga rruga për në shtëpi e sërish në holl të Kuvendit për t’i demantuar “meqenëse këta qe pesë vjet nuk vinë debat” për përballje, por lëshojnë akuza para mediave pa shkëmbim të drejtpërdrejtë me palën që akuzojnë.
Bajrami iu kundërpërgjigj Vetëvendosjes për ‘njëjtësimin’ që Haxhiu dhe Murati e paraqitën duke i numëruar veprimet në bashkërendim me Listën Serbe të Vetëvendosjes – përgjimet e Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin dhe Millan Radojçiqin për zgjedhje të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe Ligjin për Pagën Minimale ku u përjashtuan veteranët e UÇK-së – e deri te lejimi i një korridori ikjeje të Millan Radojçiqit me ushtarët terroristë të tij nga Banjska dhe mosshpallja e Listës Serbe organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës që nga 24 shtatori 2023.
“Është hipokrizi me dalë para mediave me dalë dy eksponentë të VV-së dhe me apostrofu parti tjera që kinse janë me Listën Serbe; ndërkohë që janë përgjimet e Mimoza Kusari-Lilës duke qenë Shefe e Grupit Parlamentar të VV-së me Listën Serbe dhe Millan Radojçiqin. Ata që na quajnë neve bashkëpunëtorë të tyre, ju kemi dëshmi që këta kanë bashkëpunu për vota, për zgjedhje të personave në GjK dhe për ligjin për pagën për vetarnët e luftës, me Millan Radojçiqi.
Është hipokrizi me dal me thënë se si ne po bëhem itë gjithë bashkë se po përjashtojmë Listën Serbe nga Kuvendi. Këta kur e kanë pas rastin me i shpall organizatë terroriste dhe i kanë pas krejt kompetencat me bë një gjë të tillë këta nuk e anë bë. I kanë pas faktet, e kanë ditë që këta kanë qenë bashkëpjjesmarëës në Banjskë, dhe nuk e kanë bë një gjë të tillë. Ju të gjithë e keni pa se si në dritë të diellit, në vëzhgim të kamerave, i është kriju korridor Millan Radojçiqit për të lëshu Kosovën. A e keni dëgju ndonjë deklaratë të tyre?”, tha ajo.
Për atë që Vetëvendosja pretendon se i kanë votat për Qeveri, Bajrami e rreshtoi në hipokrizi të radhës me pyetjen se “pse pra ato nuk ia dhe Albulenës për 48 herë”.
“Pse kërkojnë pra numra për ta bërë kryetar Nenad Rashiqin? Nëse e do aq shumë, pse nuk ia jep 61 votat që i paska për qeveri? Është hipokrizi me thanë “po na bllokojnë” e na i kemi numrat për qeveri? Ku i ke numrat për qeveri? Nsee i ke numrat për qeveri, je pikërisht ti që po i mban institucionet peng me lojna të tilla? Sepse nuk po i jep votat për vete që i paske për kryeministër, spo ia jep këtyne”.
“Këta nuk e kanë hallin, e s’e kanë asnjë kontribut, e na i rrënojnë instiucionet: Ne nuk mundemi me përjashtu asnjë deputet nga Kuvendi i Kosovës, ato ka mujt me i përjashtu Qeveria duek i shpallë organizatë terroriste, MPB e Sveçlës, e cila ka çu dokumenta që ka çu dokumenta që krejt këta “nuk i plotësojnë kushtet”, e as MPJ. Ne nuk bëhemi pjesë e këtyne, dhe shumë thjesht: a po doni zgjedhje? Shkojmë në zgjedhje”, tha ajo.