Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka publikuar listën e kandidatëve për Asamble Komunale nga kjo parti, listë në të cilën njëra nga figurat e rëndësishme politike të Vushtrrisë që nga paslufta është degraduar keq.
Bëhet fjalë për Xhemajl Pllanën, ish kryetarin e parë të komunës së Vushtrrisë menjëherë pas luftës, raporton Veriu.info
Pllana ishte kandidat për kryetar komune nga kjo parti edhe në vitin 2013, kurse më 2014 kandidat për deputet.
Por pavarësisht këtij rrugëtimi politik, Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka vendosur ta degradoi Pllanën duke i dhënë numrin 11 në listë.
Më poshtë e gjeni Pllanën me numrin 11, kurse emrat para tij vlerësojini vet: