Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV ka 14 kandidatë për deputetë me probleme ligjore, PDK partia e vetme që nuk e ka asnjë kandidatë të dënuar ose me aktakuzë aktive

06/02/2025 - 12:39
në Kryesore, Lajme
A A
VV ka 14 kandidatë për deputetë me probleme ligjore, PDK partia e vetme që nuk e ka asnjë kandidatë të dënuar ose me aktakuzë aktive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje (VV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës), kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin.

Lëvizja Vetëvendosje rezulton se ka numrin më të madh të kandidatëve që kanë probleme me ligjin, gjithsej 14 kandidatë.

Koalicioni i OJQ-ve, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), FOL dhe INPO, të enjten gjatë një konference për media kanë prezantuar “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”.

Hulumtuesja e Lëvizjes FOL, Burbuqe Kastrati, ka thënë se tre subjektet politike, së bashku, kanë në lista e tyre në total 23 persona të cilët kanë probleme me ligjin.

“Me probleme me ligjin nënkuptohet për personat që kanë aktakuza aktive ose që janë dënuar për vepra penale. Gjithsej 330 kandidatë që kanë paraqitur të tre këto subjekte, i bie që 7% e tyre të kenë probleme me ligjin”, sqaroi Kastrati para gazetarëve.

Koalicioni mes AAK-së dhe Nismës ka përfshirë në listat e tyre tetë kandidatë që kanë probleme me ligjin.

Koalicioni i OJQ-ve

Ndërsa LDK-ja ka përfshirë në listën e saj një kandidat që ka probleme me ligjin.

Kastrati theksoi gjithashtu se në listën e subjekteve politike të certifikuar për zgjedhjet e 9 shkurtit janë 8 kandidatë që kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

“Tetë kandidatët për deputetë që kanë dënime, njëri prej tyre është i dënuar në dy raste, për vepra të ndryshme penale. Tre prej këtyre deputetëve janë të dënuar për vepra penale të natyrës korruptive, konkretisht për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë. Kurse për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm janë të dënuar katër kandidatë”.

Ndërkaq, një kandidat është i dënuar për veprën penale “Sulm ndaj personi zyrtar” dhe “Kanosje”.

Fushata zgjedhore në Kosovë ka nisur zyrtarisht më 11 janar, kurse zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen më 9 shkurt të dielën.

Fushata për këto zgjedhjet do të jetë më e gjatë sesa të deritashmet, meqë procesi parazgjedhor dhe zgjedhor organizohet me disa ndryshime që janë bërë në Ligjin për Zgjedhjet.

Me ligjin e ri, heshtje zgjedhore do të vlejë vetëm orët sa kutitë e votimit do të janë të hapura, ndryshe nga zgjedhjet paraprake ku fushata përfundonte një ditë para zgjedhjeve.

JU REKOMANDOJMË

Rinumërohen 312 vendvotime, këtyre kandidatëve iu hoqën më së shumti vota
Kryesore

Vjedhja e votave – Një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

17/01/2026 - 23:20
Raportohet se rreth 700 shtëpi në Podujevë kanë mbetur pa ujë tash e 30 orë, KRU s’jep përgjigje për situatën
Kryesore

Raportohet se rreth 700 shtëpi në Podujevë kanë mbetur pa ujë tash e 30 orë, KRU s’jep përgjigje për situatën

17/01/2026 - 22:33
Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së
Lajme

Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së

17/01/2026 - 22:24
Ky shtet ballkanik do të dërgojë dy ushtarë në Grenlandë
Lajme

Ky shtet ballkanik do të dërgojë dy ushtarë në Grenlandë

17/01/2026 - 22:09
Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë pas një problemi shëndetësor
Kryesore

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë pas një problemi shëndetësor

17/01/2026 - 21:55
Macron i përgjigjet Trump’it për tarifat
Lajme

Macron i përgjigjet Trump’it për tarifat

17/01/2026 - 21:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    422 Shpërndaje
    Shpërndaje 169 Tweet 106
  • Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Pas ngjarjeve me Limin, menxhmenti i Dolces merr një vendim të papritur

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Vjedhja e votave – Një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë