Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV në Vushtrri fut në “varr” fjalët për Xhafer Tahirin ku e akuzonte më 2021 për monopol në prokurim, madje e ftonte prokurorinë për hetim

27/10/2025 - 17:46
në Kryesore, Lajme
A A
VV në Vushtrri fut në “varr” fjalët për Xhafer Tahirin ku e akuzonte më 2021 për monopol në prokurim, madje e ftonte prokurorinë për hetim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para disa ditësh u nënshkrua një koalicion para balotazhit mes Xhafer Tahirit të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, ku i pranishëm ishte edhe vet kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Por bashkimet politike për të ndarë “torten” e pushtetit tashmë nuk janë befasuese aspak në vendin tonë.

Ato shpeshherë vijnë edhe pas dallimeve të mëdha politike e akuzave nga më të rëndat ndaj njëri tjetrit të akteréve politik.

I tillë është edhe ky bashkim për pushtet.

Këto dy parti dikur kanë qeverisur në Vushtrri në kohën kur Tahiri ishte kryetar komune, por ky koalicion gjeti fundin në vitin e fundit të qeverisjes, saktësisht në vitin 2021 në muajin janar.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate të janarit 2021 akuzonte ish kryetarin e atëhershëm Xhafer Tahiri, për monopolizim të proceseve të prokurimit dhe mbikqyrjes, të cilat i quante të dyshimta.

Madje, Lëvizja Vetëvendosje kishte shkuar më larg, duke ftuar prokurorinë të hetojë këtë çështje.

Por duket se këto tema harrohen shpejt, kur vjen në pyetje ndarja e pushtetit.

Vetëvendosje i futi në “varr” fjalët për Tahirin dhe “vrapoi” ta marrë në koalicion në tentativë që të fitojë garën e balotazhit me 9 nëntor ku përballet me PDK-në.

Komunikata e plotë e Vetévendosjes më 30 janar 2021:

Komunikatë për media

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri sqaron opinionin publik lidhur me vendimin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për shkëputjen e koalicionit.

Dallimet tona të vazhdueshme dhe insistimi i Kryetarit Tahiri për të monopolizuar proceset e prokurimit dhe mbikëqyrjes ishin të dyshimta. Ne e kemi paralajmëruar atë disa herë dhe i kemi dhënë rastin të përmirësohet, por ndodhi e kundërta.

Argumentet e prezentuara nga Xhafer Tahiri kinse për mosvotimin e ‘Planit për Rimëkëmbje Ekonomike’ të Vushtrrisë janë krejtësisht të paqëndrueshme. Ky votim është vetëm shkas i një përcaktimi të mëhershëm, madje jo nga z. Tahiri, por niveli qendror i LDK-së e kryetari Isa Mustafa.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka mbështetur unanimisht ndarjen e mjeteve për këtë projekt dhe ka mbështetur të gjitha procedurat administrative që të kemi një plan të vërtetë, ashtu sipas kontratës, operatori ekonomik, do të duhej të përgatiste së paku 10 projekte të detajuara zhvillimore, me të cilat komuna jonë do të aplikonte në ministritë e linjës dhe tek donatorët e brendshëm dhe të jashtëm, në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve.

Në seancën e djeshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një mbledhje të radhës, ku ‘Plani i Rimëkëmbjes’ do të plotësohej me projektet për të cilat Komuna ka paguar 140.000 €, dhe jo të vinte një material gjysmak, pa përmbajtje konkrete, ku “projektet” paraqiten me pak fjalë, pa asnjë detaj dhe vetëm si koncepte, kryesisht të marrura copy-paste, pa asnjë analizë profesionale. Kjo tendencë për të kaluar këtë plan me nguti dhe pa analizë, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! – Qendra Vushtrri e bën tejet iniciativë të dyshimtë. Kësisoj ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetoi këtë çështje.

Kërkesa jonë ishte parimore dhe e drejtë: parat e paguara nga buxheti komunal, të mos paguhen në projekte të cilat nuk përmbushin as minimumin e asaj për çfarë janë kontraktuar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do t’i braktis asnjëherë dhe për asnjë moment qytetarët dhe interesat e tyre, por nëse kryetarit Tahiri i ka penguar kërkesa jonë për shqyrtim të mirëfilltë dhe transparenca për këtë plan atëherë problemi qëndron diku tjetër. Puna parimore, transparente, e përgjegjshme dhe llogaridhënëse para qytetarëve do të jenë përherë primare për mënyrën tonë të qeverisjes. Nga këto nuk mundemi dhe nuk do të heqim dorë asnjëherë.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri viziton Thaçin: Presidenti ju dërgon të fala nga Haga

Tahiri viziton Thaçin: Presidenti ju dërgon të fala nga Haga
19/03/2026 - 19:55

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë Thaçi...

Më shumëDetails

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu
19/03/2026 - 19:24

Këngëtari nga Peja dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, është lajmëruar në llogarinë e tij në Instagram, për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi....

Më shumëDetails

“Asociacioni i Komunave serbe nuk është zbatu nga viti 2013”, Sazan Ibrahimi komenton deklaratën e Kurtit për “Zajednicën”

“Asociacioni i Komunave serbe nuk është zbatu nga viti 2013”, Sazan Ibrahimi komenton deklaratën e Kurtit për “Zajednicën”
19/03/2026 - 18:48

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, kur u pyet për “Asociacionin e komunave me shumicë serbe” tha se “nëse krijohet një mekanizëm i tillë nuk...

Më shumëDetails

Kryeministrja japoneze: Vetëm Trump mund të arrijë paqen

Kryeministrja japoneze: Vetëm Trump mund të arrijë paqen
19/03/2026 - 18:37

Kryeministrja e Japonisë Takaichi thotë se është “vetëm” Trump ai që mund të arrijë paqe në të gjithë botën.Ajo shton se zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani “nuk...

Më shumëDetails

Italia ul taksën e karburanteve për të mbajtur çmimet nën kontroll

Italia ul taksën e karburanteve për të mbajtur çmimet nën kontroll
19/03/2026 - 18:17

Giorgia Meloni njoftoi uljen prej 25 centësh për litër të akcizës mbi benzinën, naftën dhe gazin e lëngshëm, në një masë të përkohshme 20-ditore për të mbajtur çmimet...

Më shumëDetails

KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës

KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës
19/03/2026 - 18:11

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se nuk ka identifikuar asnjë aktivitet të dronëve që mund të ndikojë në sigurinë e Kosovës. Lidhur me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë