Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV nga ora 11:00 mblidhet në Kuvend, “seanca” po shihet si operacion i ri i Kurtit për fajësim të partive dhe kartë për fushatë zgjedhore

19/11/2025 - 10:26
në Kryesore, Lajme
A A
VV nga ora 11:00 mblidhet në Kuvend, “seanca” po shihet si operacion i ri i Kurtit për fajësim të partive dhe kartë për fushatë zgjedhore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për formim të qeverisë. Këtë njëherë e provoi kryetari i partisë, Albin Kurti, që dështoi të marrë votat e nevojshme në Kuvend dhe sot do të provojë të bëjë nënkryetari i partisë, Glauk Konjufca, duke qenë në dijeni se rezultati do të jetë i njëjtë me atë të shefit të tij. Seanca u caktua në ditën e fundit të afatit – që u pa si zvarritje e qëllimshme për të blerë kohë. Para kësaj seance, Kuvendi thirri dhe një tjetër për kryesisht çështje të financave – e cila u pa si e diskutueshme ligjërisht dhe si tentim i Kurtit për fajësim të partive tjera.

Kuvendi i Kosovës ka caktuar një seancë të jashtëzakonshme për orën 11:00 ku në rend të ditës futi disa nga çështjet më të përfolura të cilat u kthyen në problematike për shkak të mosformimit të institucioneve tash e saj muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve më 9 shkurt. Aty përfshihen marrëveshjet me BE-në nga të cilat Kosova nuk po mund të përfitojë miliona euro, buxheti për vitin 2026, buxheti për disa komuna, përfshirë kryeqytetin, si dhe çështja e RTK-së ku punëtorët kanë mbetur pa paga.

Caktimi i kësaj seance u pa si një taktikë e re e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje për t’ua hedhur fajin partive të tjera, të cilat konfirmuan se nuk do të bëhen pjesë e kësaj seance për të cilën njohësit e fushës thanë se është e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues.

Partia Demokratike e Kosovës tha se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë dhe paralajmëroi një konferencë për media.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar për Reporteri.net se nuk do të marrin pjesë në seancën e parë.

“Sot kemi pasur mbledhjen e GP bashkë me Kryetarin Hamza, dhe ne nuk do të marrim pjesë në seancën e parë. Para fillimit të seancës do të mbajmë konferencë për shtyp”.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi vetë kryetari Lumir Abdixhiku, i cili quajti “populistë të rrezikshëm” Lëvizjen Vetëvendosje.

“Zvarritën tetë muaj krijim e shumicës e formimin e institucioneve. Na i humbën edhe 15 ditë të tjera me mandatar kukull që s’bënte asnjë përpjekje për minimalisht qeverisje. Nesër, në ditën e fundit, orën e fundit, afatin e fundit, paskan thirrur dy seanca për urgjencën që e shkaktojnë vet me vonesë”.

Abdixhiku tha se kjo seancë u thirr pa asnjë konsultim e diskutim.

“LDK e refuzon dhe shpërfillë këtë qasje politike. LDK e lufton me gjithë qenien e vet këtë logjikë imponimi. Me krenari, e themi se refuzimi i popullistëve është akti më i lartë patriotik sot. Prandaj LDK nuk bëhet pjesë e shfaqjeve parlamentare të një pushteti në ikje. Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të. Mblidhuni vet; i bëni muhabet vetes. Luftën me mullinjtë e erës e bëni mirë. Nesër, nga ora 14:00, votojmë me bindje e krenari kundër pakicës që nuk mund të sillet si shumicë më në këtë shtet”, tha ai.

As Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të jetë në këtë seancë. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Nuk marrim pjesë në seancën e parë, në të dytën do të votojmë kundër”, tha ai.

Thirrja e kësaj seance u përball me kritika të forta nga dy njohësit e fushës, Eugen Cakolli dhe Albert Krasniqi.

Cakolli pyeti se nëse pikat e rendit të ditës për seancën e sotme – përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare, kreditë, buxhetin e shtetit, buxhetet e disa komunave dhe financimin e RTK-së – “qenkan kaq jetike, pse nuk u sollën për shqyrtim më herët?”.

“Pse jo gjatë 14 ditëve të mandatarit të dytë, gjatë 10 ditëve të konsultimeve të Presidentes, apo gjatë 15 ditëve të mandatit të parë? Pse pikërisht në ditën e fundit të afatit kushtetues për formimin e Qeverisë ose shkuarjen në zgjedhje?! Përtej faktit që veprime të tilla bien ndesh me ligjin, rendi kushtetues dhe logjika parlamentare parashohin që fillimisht votohet Qeveria, e vetëm më pas merren vendime që krijojnë politika të reja, detyrime financiare dhe implikime ndërkombëtare”.

I gjithë ky nxitim për të votuar “urgjentisht” buxhetin dhe marrëveshjet, pikërisht para skadimit të afatit për mandatarin e dytë, Cakolli tha se në fakt shpalos disa mesazhe politike.

“Së pari, duket se ka shumë pak besim që Qeveria e propozuar nesër do të sigurojë shumicën e nevojshme. Për më tepër, dështimi eventual për miratimin e pikave të nesërme do të tentohet të kapitalizohet si kartë politike gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore. Dhe së dyti, po jepen sinjale se vendi mund të mbetet pa Qeveri të re funksionale edhe përtej muajit mars – kur çështjet buxhetore bëhen realisht emergjente”, tha Cakolli.

Ndërkaq, Krasniqi tha se seanca e jashtëzakonshme e thirrur vetëm pak orë para seancës për zgjedhjen e Qeverisë “është një seancë e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit”.

“Nëse çështjet e renditura në rend dite do të merreshin me seriozitetin që pretendohet sot, vendi nuk do të mbahej i bllokuar për dhjetë muaj me radhë, dhe as do të kalonim nëpër farsën e “përpjekjeve” të rreme për të gjetur marrëveshje me partitë e tjera për formimin e Qeverisë”.

Ai tha se kjo seancë nuk është zgjidhje, por “një manovër politike e pushtetit, të cilës i është bashkuar së fundi edhe Presidentja Osmani, për të zhvendosur fajin te të tjerët për pasojat e rënda financiare me të cilat do të përballet vendi”.

Krasniqi shtoi se thirrjet “për shkelje të qëllimshme të ligjshmërisë” nuk janë as rrugëdalje, as zgjidhje.

“Ato janë hapje e dyerve për të dalë krejtësisht nga binarët institucionalë dhe për të dëmtuar themelet e shtetit ligjor. Në vend të lojërave politike dhe përpjekjeve për të shpikur rrugë të jashtëligjshme, palët duhet të ulen dhe të dakordohen për krijimin e një qeverie teknike – një ekzekutiv me profil të ulët politik, me mandat të kufizuar në fushëveprim dhe kohëzgjatje, i cili ka vetëm një qëllim: ta nxjerrë vendin nga bllokada dhe të përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Vetëm kthimi në legalitet dhe përgjegjësi institucionale mund ta nxjerrë vendin nga ngërçi. Gjithçka tjetër është thellim i krizës”, tha ai.

Ndërsa, deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tregoi se seanca e parë u thirr me 40 nënshkrime të deputetëve të Vetëvendosje, për të cilën pretendoi se do të ishte “sukses” po të kaloheshin pikat e rendit të ditës dhe tha se për ta arritur atë duhet mbështetja e partive të tjera.

JU REKOMANDOJMË

“Treni i fundit”, Zemaj njofton se as LDK s’merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme
Lajme

“Treni i fundit”, Zemaj njofton se as LDK s’merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme

19/11/2025 - 11:18
Kurti hyn në Kuvend me banane e qumësht në dorë
Kryesore

Kurti hyn në Kuvend me banane e qumësht në dorë

19/11/2025 - 11:14
Çitaku: PDK nuk do të jetë pjesë e një seance të paligjshme
Kryesore

Çitaku: Osmani duhej të ishte më aktive në zhbllokimin e situatës politike, ta caktojë datën e zgjedhjeve sa më parë

19/11/2025 - 11:10
Çitaku: PDK nuk do të jetë pjesë e një seance të paligjshme
Lajme

Çitaku: PDK nuk do të jetë pjesë e një seance të paligjshme

19/11/2025 - 10:58
Shtyhet seanca e parë ndaj tri infermiereve për rrahjen e të moshuarës në Pejë
Lajme

Shtyhet seanca e parë ndaj tri infermiereve për rrahjen e të moshuarës në Pejë

19/11/2025 - 10:57
Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Armend Zemaj mban konferencë për media në Kuvend

19/11/2025 - 10:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklaratat e Kurtit dhe Konjufcës, Kushtetuesja del me reagim: Asnjë parti politike apo individ s’mund të ndërhyjë në punën tonë

    Konjufca siguron një votë më shumë se Kurti, i duhen edhe katër tjera

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Zbulohet municion në Jarinjë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjykata Speciale merr vendim për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Osmani: Nëse nuk kemi qeveri të re, është e domosdoshme të flasim për miratimin e zgjatjeve buxhetore

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë