Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV përvetësoi me llogo të vet projektin 10 milionësh të financuar nga KE, BE e quan ‘për keqardhje’

27/11/2024 - 22:23
në Kryesore, Lajme
A A
VV përvetësoi me llogo të vet projektin 10 milionësh të financuar nga KE, BE e quan ‘për keqardhje’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

‘Qeveria për bujqësinë’ dhe një shenjë check si punë-e-kryer.

Me llogo të partisë si përvetësim meritash e pronësie Lëvizja Vetëvendosje e dha projektin e financuar me para (10 milionë euro) të Bashkimit Evropian si investim i qeverisjes së tyre.

Kështu në faqen e tyre zyrtare ata shkelën me dy këmbë obligimet që kanë – nga Udhëzuesi i BE-së për veprime të jashtme – duke mos ia vendosur as edhe dy piksella llogos së unionit.

Me Kurtin e Pecin duke prerë shirit: “Nisin punimet në projektin për modernizim dhe përmirësim e sistemit të ujitjes në Radoniq-Dukagjiq”

“Është për keqardhje…”

Kështu i thanë Nacionales në një përgjigje me shkrim Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ionna Lachana nga Zyra e BE-së e dha veprimin e Vetëvendosjes si shkelje të rregullave të BE-së dhe obligimeve që pasojnë nga Udhëzuesi.

Udhëzuesi: “Marrësit e fondeve të BE-së janë të obliguar të sigurohen që emblema e BE-së të jetë e dukshme në kontekstin e dhënë…duhet të demonstrojnë dhe shpjegojnë se si e sigurojnë lartqëndrimin e emblemës së BE-së (…)”

“(…)Nëse ka llogo tjera të shfaqura përveç asaj të BE-së, kjo e fundit duhet të jetë së paku e njëjtë në madhësi me atë më madhen ose llogot tjera”.

Kaq për rregullin. Por, çfarë thotë Zyra e BE-së?

Në përgjigjen e tyre ata vërejnë se në postimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ky i fundit respektoi rregullin dhe obligim:

Por jo edhe Vetëvendosja, e cila, sipas tyre, dështoi t’i qëndrojë udhëzuesit, e kësisoji duke mos treguar “kontributin pozitiv” që BE bën “për popullin e Kosovës”.

“Në përputhje me Udhëzuesin e BE-së për veprimet e jashtme, përfituesit e fondeve të BE-së u kërkohet të pranojnë origjinën e tij dhe të sigurojnë dukshmërinë e çdo financimi të marrë nga BE. Zyra e Kryeministrit i është përmbajtur këtij detyrimi në njoftimin për shtyp dhe postimin në Facebook”, thanë ata.

“Megjithatë, është për keqardhje kur sheh se partia në pushtet Vetëvendosje ka lënë jashtë çdo përmendje të kontributit financiar të BE-së në postimin e saj në Facebook, duke mos përmendur kontributin pozitiv të BE-së për jetën e popullit të Kosovës”, shtoi Zyra e BE-së.

Në këtë përurim, BE tregon se kanë pasur edhe zyrtarin e vet.

“Bashkimi Europian, nëpërmjet një investimi prej 10 milionë eurosh, financon ‘Projektin e Përmirësimit dhe Rehabilitimit të Sistemeve të Ujitjes’, zbatuar nga Banka Botërore”.

“Të hënën, shefi i Seksionit për Bashkëpunim të Zyrës së BE-së në Kosovë iu bashkua kryeministrit dhe ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për inaugurimin e punimeve në Skemën e Ujitjes Radoniqi-Dukagjin”, thanë ata.

Vetëvendosja, këtë e kishte bërë edhe më herët: përvetësimin e pronësisë së projektin dhe futjen e meritave nën sqetullin e vet. Para një viti pati hequr afishet e BE-së në një thirrje për subvencion për pajisje efiçiente të energjisë.

Në profilin e zyrtar në “Facebook”, VV-ja ka pati vendosr një afishe të tregohet se cilat pajisje do të subvencionohen, por nuk tregohej se nga kush do të subvencionohen ato.

Llogoja ishte veç e partisë duke u përkthyer në kuptime se gjoja ato po financoheshin nga Vetëvendosja.

JU REKOMANDOJMË

Peci: Siç po e çrrënjosi kancerin në ministri, ashtu do t’ia bëjë edhe me pirjen e duhanit brenda
Kryesore

Pas intervistimit si i dyshuar, Faton Peci lirohet në procedurë të rregullt

27/05/2025 - 18:58
Berisha: Kurti s’po i frikësohet opozitës por po ikë nga përgjegjësia
Lajme

Berisha: Kurti s’po i frikësohet opozitës por po ikë nga përgjegjësia

27/05/2025 - 18:52
Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt
Lajme

Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt

27/05/2025 - 18:46
Hyseni: Pazaret e Kurtit me Limajn s’janë çështje parimesh, por pushteti
Lajme

Hyseni: Pazaret e Kurtit me Limajn s’janë çështje parimesh, por pushteti

27/05/2025 - 18:31
Bastisja e marrja në pyetje e Pecit, ish-gjyqtari: Tradhtia ma e madhe ndaj Kosovës sot është korrupsioni, jo spiunllëku
Lajme

Bastisja e marrja në pyetje e Pecit, ish-gjyqtari: Tradhtia ma e madhe ndaj Kosovës sot është korrupsioni, jo spiunllëku

27/05/2025 - 18:12
Përveç Pecit intervistohet nga prokuroria edhe Drejtori i AUV-it
Kryesore

Përveç Pecit intervistohet nga prokuroria edhe Drejtori i AUV-it

27/05/2025 - 18:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Tërstenik: Nipi e nxjerr dajën nga shtëpia, me polici (VIDEO)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Inspektorati Shëndetësor zbarkon në “Spitalin Amerikan 2”, kapen tre mjekë turq duke punuar pa licencë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Prokurori Shala jep detaje lidhur me bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Reagon vëllai i Festim Isufit: Zbulon se a e fajëson familja e tij Rinën për vdekjen e Festimit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë