Lëvizja Vetëvendosje është ankuar se ka pasaktësi në rezultatet e publikuara nga KQZ.
Getoar Mjeku nga kjo parti, i cili është edhe zv.ministër në detyrë i Ekonomisë thotë se 716 vota të VV-së i janë regjistruar gabimisht subjektit Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar.
“Në këto vendvotime, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar ka 58, 243, 135, 159 dhe 121 vota të raportuara, kurse Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka asnjë votë (me përjashtim të vendvotimit në Prizren, ku ka 5)”, ka shkruar Mjeku në Facebook.