Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Walker: Albright më premtoi punë të tjera në diplomaci pas Reçakut, por nuk ndodhi

01/02/2025 - 14:36
në Kryesore, Lajme
A A
Walker: Albright më premtoi punë të tjera në diplomaci pas Reçakut, por nuk ndodhi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të shtunën, në ambientet e “Reporting House”, u zhvillua një diskutim publik me ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.

Ai ndau përvojat e tij nga misioni verifikues në Kosovë, duke vënë në pah momentet kyçe të punës së tij dhe reagimet e institucioneve ndërkombëtare pas përfundimit të mandatit të tij.

Walker tha se detyra e misionit të OSBE-së ishte përcaktuar qartë: të punohej me ndershmëri dhe sinqeritet.

Ai kujtoi një bisedë me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila e kishte vlerësuar lart punën e tij.

Sipas Walker-it, asnjëherë pas përfundimit të misionit nuk iu kërkua ndonjë raport apo opinion mbi atë që kishte ndodhur në Kosovë.

“Sa i përket detyrës të misionit verifikues të Kosovës detyra na ishte dhënë qartë që ta bëjmë punën me ndershmëri dhe sinqeritet. Ajo (Madeline Albright) me tha “Zotëri Walker mendojmë që në Kroaci keni bërë punë të mirë, personalisht mendoj që ke bëre punë të shkëlqyeshme në Kosovë dhe mos të kesh merak do të kesh detyra të tjera jo në Amerikë Qendrore, jo në Afrikë Jugore, por do të kesh misione të tjera”. Por, kjo nuk ndodhi. Gjashtë muaj më vonë mua më erdhi koha e pensionimit dhe u pensioneva”.

“Kur përfundova misionin në Kosovë shkova në Vjenë, shkova në zyrat e OSBE-së, shkova në Uashington dhe asnjëherë, asnjë anëtar i OSBE-së, i selisë kryesore, asnjëherë të vetme, askush në Departamentin e Shtetit amerikan, në asnjë nivel nuk më pyeti asgjë lidhur me misionin tim në Kosovë. Nëse unë ndihesha se kisha bërë punë të mirë apo jo. Ishte shumë e çuditshme”, tregoi ai.

Duke folur për masakrën e Reçakut, Walker tha se mbërriti në vendngjarje vetëm pak orë pas krimit dhe e pa situatën me sytë e tij.

“Ngjarja sapo kishte ndodhur, pak orë më parë dhe nuk pasur kohë që asnjëra palë të bënte ndryshime në vendin e ngjarjes. Në skenën e krimit në atë çka pashë dukej si masakër. Verifikuesit e mi, ata po mbledhin gëzhoja plumbash, po i shikonin kufomat, shihej e qartë se të shtënat kishin ardhur nga sipër luginës. Ishte e qartë ajo që kishte ndodhur, pse e deklarova atë që deklarova, është sepse unë erdha nga shërbimi i jashtëm amerikan nga 35 vite përvojë në Amerikën Latine. Në Europë, diplomacia menaxhohet disi me ndryshe prej asaj se si bëhet në Amerikën Latine”, tha ai, duke shtuar se përvoja e tij e gjatë në shërbimin diplomatik amerikan e ndihmoi të kuptonte situatën dhe të deklaronte atë që kishte parë.

Walker foli edhe për mënyrën se si diplomacia amerikane ndryshon nga ajo europiane.

“Në shërbimin tim diplomatik ka dallime prej atyre zyrtarëve që kanë shërbyer nëpër Londër, Paris e Tokio. Diplomacia është mjaft formale, ka protokolle të cilat nuk mund të shkelën. Në Amerikën Latine unë isha i përfshirë në shumë situata më shumë rrëmuja, ku ambasada amerikane shpesh ishte nën sulme. Ngjarjet që edhe unë i kam përshkruar në libër, shpesh në njëfarë mënyre deklarata ndaj mediave janë më të hapura e më të sinqerta. Sepse nëse kemi parë dhe dëgjuar diçka e ajo është thënë tek mediat”, ka thënë ai./EO

JU REKOMANDOJMË

A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse jo sot, të hënën kismet
Kryesore

Nait Hasani: Votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im

19/01/2026 - 10:01
Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia
Lajme

Arrestohet burri, dyshohet se sulmoi fizikisht dy policë

19/01/2026 - 09:38
VV kundër: Mbështet buxhetin që s’parasheh dërgimin e fletëvotimeve orgjinale, por në email
Kryesore

Mblidhet KQZ-ja, pritet të vendoset nëse do të bëhet rinumërimi i të gjitha votave

19/01/2026 - 09:13
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë

19/01/2026 - 08:50
Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur deri në vendim të Gjykatës
Lajme

A po paralajmëron ZRRE-ja rritje të çmimit të rrymës nga prilli?

19/01/2026 - 08:27
Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
Lajme

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Speciale për ish-krerët e UÇK-së

19/01/2026 - 08:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

    245 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    521 Shpërndaje
    Shpërndaje 208 Tweet 130
  • Rinumërimi i votave, reagon ashpër Anton Quni: Më është njollosur personaliteti dhe karriera

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Iu hoqën afro gjashtë mijë vota pas rinumërimit, reagon Fetah Paçarizi

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë