Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Web3 dhe Web 3.0: Çfarë janë dhe ku dallojnë nga njëri-tjetri?

18/07/2023 - 10:39
në Tech
A A
Web3 dhe Web 3.0: Çfarë janë dhe ku dallojnë nga njëri-tjetri?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ditën e sotme interneti është shndërruar në një entitet të pakrahasueshëm ku miliarda njerëz mund të mësojnë dhe të lidhe me njëri-tjetrin.

Por nuk ka qenë gjithnjë siç është sot. Interneti ka kaluar nëpër dy faza të mëdha dhe tashmë po shkojmë drejt fazës së tretë.

Terminologjitë e përdorura për përshkrimin e dy fazave të para të internetit janë si Web 1.0 dhe Web 2.0 dhe nuk janë vënë në diskutim asnjëherë.

Por tani siç duket jemi gati të hyjmë në fazën tjetër dhe besojmë se mund të keni një ide sesi do të quhet. A do të quhet Web3 apo Web 3.0?

Për të kuptuar më mirë le të shohim historinë e internetit.

Historik i shkurtë i Internetit

Web 1.0 i referohet World Wide Web shpikur nga Sir Tim Berners-Lee.

  • Ishte i thjeshtë, përqendrohej tek ndërlidhja, lidhja në ueb dhe dizajni fundamental i uebit
  • Uebsajtet ishin kryesisht informuese me shumë pak opsione për kontribut
  • Përdoruesit mund të dërgonin e-mail me tekst pa opsionin për të dërguar imazhe
  • Motorët e kërkimit ekzistonin por rezultatet ishin jo të sakta dhe pa rëndësishme
  • Njerëzit kishin nevojë për kompjuterë desktop dhe laptop për të aksesuar internetin

Kryesisht interneti ishte një platformë online vetëm-lexo.

Web 2.0

Tranzicioni në fazën tjetër nisi në 2004, kur Web 2.0 u shfaq i termi përshkrues i saj. Tashmë bota po zhvendosej nga një internet që shërbente si platformë statike komunikimi drejt një ambienti dinamik dhe pjesëmarrës online. Disa prej mundësive që ofronte ishin:

  • Eksperienca uebi të personalizuara sipas përdoruesit
  • Blogjet, media sociale dhe uebsajtet e shpërndarjes së videove demokratizuan krijimin e përmbajtjeve
  • Platformat e medias sociale mundësonin
  • Platformat e medias sociale ju mundësuan njerëzve të lidhen, të diskutojnë dhe ndajnë eksperiencat me njëri-tjetrin
  • Përhapja e internetit me shpejtësi të lartë dhe inovacionet në multimedia mundësuan që përdoruesit të ndajnë përmbajtje të pasura
  • Nisi revolucioni e-commerce ku bizneset mund tu ofronin konsumatorëve eksperienca shitblerjeje online

Web 2.0 e bëri internetin të pazëvendësueshëm për miliarda njerëz por është larg perfektes.

Web 3.0

Është një koncept që qëndron sipas ideve të propozuara nga Tim Berners-Lee, shpikësit të World Wide Web për gjeneratën e ardhshme të internetit. Është më i ndërlidhur dhe përfaqëson një ekosistem inteligjent online ku të gjitha të dhënat tuaja ruhen në një vend dhe ju keni kontroll të plotë mbi aksesin e tyre.

I referuar edhe si Ueb Semantik, versioni i këtij interneti adopton standardet W3C (World Wide Web Consortium) për të mundësuar menaxhimin e informacionit me inteligjencë njerëzore. Synon ta bëjë të mundur që përdoruesit të lidhen me të gjithë informacionin e tyre online përmes ndërlidhjes në platforma të ndryshme.

Në Web 3.0 të dhënat ruhen në “Solid Pods” të cilët janë hapësira të dhënash të personalizuara për përdoruesit të cilët mund ti aksesojnë, përditësojnë dhe ti ndajnë sipas nevojës. Përdoruesit duhet të kenë një WebID për identifikim dhe autorizim aksesi në të dhëna.

Web 3.0 është vizioni i Tim Berners-Lee për internetin e ardhshëm. Për fatin e mirë parashikimi i tij nuk është shumë larg drejtim që interneti po shkon sot: Web3.

Çfarë është Web3?

U hodh si një ide nga Gavin Wood në 2014-ën, bashkëthemeluesi i Ethereum, dhe përfaqëson vizionin e një versioni më të mirë interneti i cili është i decentralizuar dhe demokratik.

Është në kundërshti me statusin e sotëm të internetit ku pak kompani teknologjike kanë përqendruar pushtetin dhe kanë influencë të madhe sesi interneti përdoret.

Ndryshe nga realiteti online që kemi sot, Web3 prezanton sistemin peer-to-peer që është i varur nga kontributi i përdoruesve në rrjet dhe infrastrukturë duke eliminuar kështu influencën monopolistike të një pale të vetme.

Shtylla kurrizore e Web3 është teknologjia blockchain, ajo teknologji që fshihet pas shumë kriptomonedhave. Blockchain mundëson decentralizim i cili siguron pjesëmarrësi se do të kontribuojnë në një rrjet pa ndërhyrjen e një lojtari të madh.

Një tjetër koncept i Web3 është besimi. Aktualisht ne ju besojmë korporatave me idenë se kanë qëllime të pastra ndaj të dhënave tona. Por nuk është gjithnjë kështu. Web3 synon të kalojë internetin në një model ku nuk kemi nevojë tu besojmë kompani por të varet çdo gjë në algoritmet blockchain.

Në këtë mënyrë nuk kemi pse ti besojmë kompanisë por vetë teknologjisë. Në tërësi, ideja e Web3 është një internet ku pushteti është i ndarë në mënyrë të barabartë mes njerëzve duke e bërë një hapësirë më transparente.

Web3 dhe Web 3.0: Ku është dallimi?

Përpara se të flasim për dallimet, duhet theksuar se të dy vizionet për gjeneratën e ardhshme të internetit kanë një mision të përbashkët: të krijojnë një version interneti që është më i mirë se ai që kemi.

Pavarësisht kësaj, Web3 dhe Web 3.0 kanë disa dallimi lidhur me atë çfarë synojnë të arrijnë:

  • Ideologjia: Ndërsa Web 3.0 është parë si një evolucion i uebit në një ekosistem më të ndërlidhur dhe aksesueshëm, Web3 mbështetet tek decentralizimi i internetit duke i dhënë përdoruesit më shumë fuqi
  • Modeli i shpërndarjes: Si vijim i Web 2.0, Web 3.0 përfiton nga avantazhet e modelit ekzistues klient/server ndërsa Web3 përdor një model të decentralizuar peer-to-peer.
  • Protokollet: Edhe njëherë tjetër Web 3.0 do të avancojë protokollet ekzistuese HTTP/HTTPS për të mundësuar shkëmbim më të mirë të dhënash ndërsa Web3 adopton protokollin bazuar në blockchain për decentralizimin e shkëmbimit të informacionit.

Duhet theksuar se Web 3.0 nuk ka fituar ende popullaritet ndërsa Web3 është më i përhapur për shkak të lidhjeve të tij me kriptomonedhat dhe teknologjinë blockchain. Ndërsa më shumë mënyra të përdorimit të blockchain po shfaqen çdo ditë, me shumë gjata Web3 do të përcaktojë fazën e ardhshme të internetit. /PCWorld Albanian

JU REKOMANDOJMË

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së
10/03/2026 - 21:37

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar një marrëveshje strategjike me gjigantin teknologjik Nvidia, kompania më e vlefshme në botë....

Më shumëDetails

YouTube sërish teston durimin e përdoruesve me reklama të reja

YouTube sërish teston durimin e përdoruesve me reklama të reja
07/03/2026 - 13:28

blocker”-ave, ndërsa në disa tregje ka përmirësuar paketat e saj të abonimit. Megjithatë, këtë javë durimi i përdoruesve është vënë sërish në provë. Shumë përdorues në Reddit raportojnë...

Më shumëDetails

Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran

Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
03/03/2026 - 19:01

Irani po përjeton një ndërprerje pothuajse të plotë të internetit, sipas organizatës mbikëqyrëse të lirisë në internet Netblocks. “Të dhënat e rrjetit tregojnë se Irani tani është në...

Më shumëDetails

Ndryshim i madh në WhatsApp

Ndryshim i madh në WhatsApp
28/02/2026 - 15:40

Pas 16 vitesh ekzistence, WhatsApp pritet të sjellë një nga ndryshimet më të mëdha në sistemin e sigurisë së llogarive të përdoruesve. Aplikacioni i njohur për mesazhe po...

Më shumëDetails

A po e humb Bitcoin statusin e “arit digjital” – shitjet masive vazhdojnë, mbizotëron pesimizmi

A po e humb Bitcoin statusin e “arit digjital” – shitjet masive vazhdojnë, mbizotëron pesimizmi
31/01/2026 - 09:51

Bitcoin ka rënë në nivelin më të ulët të dy muajve të fundit, duke reflektuar një përkeqësim të ndjeshëm të sentimentit të investitorëve dhe një valë të re...

Më shumëDetails

WhatsApp-i nën mbikëqyrje të rreptë nga BE-ja

WhatsApp-i nën mbikëqyrje të rreptë nga BE-ja
29/01/2026 - 12:19

WhatsApp i Metës do të përballet me mbikëqyrje më të rreptë nga Brukseli, pasi Bashkimi Evropian ka vendosur ta klasifikojë shërbimin si një platformë të madhe online. Ky...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    304 Shpërndaje
    Shpërndaje 122 Tweet 76
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Shteti nis kontroll të rreptë për çmimet e naftës në Kosovë, kjo është marzha maksimale

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kjo ishte përgjigja nga Ministria për kërkesën e Osmanit në lidhje me gurin dhuratë për Trump

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë