Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Williams thotë se Thaçi e respektoi Bukoshin, por Surroi kishte thënë diçka tjetër

17/09/2025 - 17:27
në Kryesore, Lajme
A A
Williams thotë se Thaçi e respektoi Bukoshin, por Surroi kishte thënë diçka tjetër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Paul Williams pohoi se gjatë kohës në Rambuje, Hashim Thaçi, ishte sjellë në mënyrë diplomatike dhe respektuese ndaj Bujar Bukoshit.

Williams, i cili ishte këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, e nisi dëshminë e tij për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“E di që është sjellë kështu. Në qoftë se doni, mund t’iu jap informacion shtesë”, tha Williams, e që informacioni shtesë nuk iu kërkua nga Prokuroria.

Por, ndryshe nga Williams, në një intervistë, Veton Surroi kishte thënë se Thaçi e kishte kërcënuar Bukoshin. Madje, duke i hedhur kafe.

Surroi kishte thënë se ka pasur mosmarrëveshje dhe në një pikë situata ishte bërë e komplikuar dhe filluan akuzat që “ti ke bërë këtë, LDK-ja kështu-ashtu”.

Avokati Luka Mishetiq pati kritika për këtë pjesë, duke thënë se atyre iu është thënë për dy vite nga gjykatësit që të mos shfaqin në ekran dokumente të kësaj natyre. Prokurori James Pace tha se nuk është shfaqur në ekran. Pas kësaj, ndërhyri trupi gjykues duke i thënë prokruorit që ta lë të flasë avokatin.

“Unë kundërshtoj se po zbatohen standarde krejtësisht të ndryshme. Keni zbatuar tjetër standard me Prokurorinë”, tha Mishetiq.

Gjyqtari tha se nuk kanë zbatuar standard tjetër me Prokurorinë.

Mishetiq u shpreh se Prokuroria po përdorë një dokument që nuk i është lejuar që ta përdor. Ndërsa, gjyqtari tha që nuk kanë marrë vendim për këtë.

Avokati tha se atyre nuk iu është lejuar që t’i tregojnë dëshmitarit këso lloj të dëshmive gjatë marrjes në pyetje. Gjyqtari Mettraux tha se i kanë lejuar por që u kanë thënë se të jenë zgjedhje e dytë dhe jo e parë përdorimi i tyre.

Mishetiq tha se kundërshtimi i tij është që të mos iu kishte treguar në ekran dëshmitarit ky dokument./BetimipërDrejtësi/

JU REKOMANDOJMË

Molliqaj: PSD-ja është subjekti i vetëm që ka narracion politik

Molliqaj për vendimin e Speciales: Kjo gjykatë tashmë ka shkaktuar shumë dëm, reagimi nuk duhet ta presë ditën e fundit
17/03/2026 - 22:48

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se PSD-ja është i vetmi subjekt politik që ka narracion politik dhe ide të qarta, ndryshe nga subjektet e tjera që sipas...

Më shumëDetails

Dyshohet se i pastroi mbi 2 milionë euro përmes kompanive të tij, kapet dhe ndalohet për 48 orë një person

Dyshohet se i pastroi mbi 2 milionë euro përmes kompanive të tij, kapet dhe ndalohet për 48 orë një person
17/03/2026 - 22:42

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës kanë zhvilluar hetime ndaj gjashtë të...

Më shumëDetails

Kjo është punishtja ku humbën jetën katër punëtorët nga Kosova

Kjo është punishtja ku humbën jetën katër punëtorët nga Kosova
17/03/2026 - 22:33

Një aksident i rëndë ndodhur sot në një kantier ndërtimi, në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës.Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, tragjedia ndodhi gjatë punimeve...

Më shumëDetails

Canaj për Kurtin: Para se ta bëjë një kompromis të madh, dëshiron një krizë

Canaj për Kurtin: Para se ta bëjë një kompromis të madh, dëshiron një krizë
17/03/2026 - 22:23

Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” për kryeministrin, Albin Kurti tha se ka bërë gjithmonë kompromise. Ai shtoi se Kurti para se të bëjë një kompromis të madh,...

Më shumëDetails

Kompromisi i Kurtit, Ramadani: Reagimi i Bashkimit Evropian kundër PDK-së është jashtëzakonisht i çuditshëm

Kompromisi i Kurtit, Ramadani: Reagimi i Bashkimit Evropian kundër PDK-së është jashtëzakonisht i çuditshëm
17/03/2026 - 22:00

Analisti Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se reagimi i Bashkimit Evropian ndaj PDK-së është i çuditshëm, pasi kritikuan kompromisin e Albin Kurtin për Ligjin për...

Më shumëDetails

Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)
17/03/2026 - 21:56

Inspektorati Policor ka arrestuar një zyrtar policor dhe rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve të tjerë, nën dyshimin për përvetësim në detyrë të 24 paketave me cigare në vlerë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë