Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Williams tregon pse Thaçi u largua nga kështjella e Rambujesë: Kishte presion nga komandantët lokal dhe Demaçi, i duhej mbështetja e tij për nënshkrimin e marrëveshjes

18/09/2025 - 10:46
në Kryesore, Lajme
A A
Williams tregon pse Thaçi u largua nga kështjella e Rambujesë: Kishte presion nga komandantët lokal dhe Demaçi, i duhej mbështetja e tij për nënshkrimin e marrëveshjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Juristi James Williams po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë, si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit, në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Ai është pyetur se pse, Hashim Thaçi është larguar nga kështjella ku po mbahej takimi i Rambujesë dhe ka shkuar ta takoj Adem Demaçin, për çka ka thënë se i duhej mbështetja e tij për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Dinamika në Rambuje ishte, që delegacioni i Kosovës përfshirë këtu edhe Hashim Thaçin ishte në presion nga shumë aspekte. Kishte një presion të jashtëzakonshëm nga komandantët lokal, dhe kishte një presion ideologjik, kulturor veçanërisht nga Adem Demaçi”, ka thënë Williams.

Ai ka thënë se Adem Demaçi në atë kohë po thoshte shumë gjëra nga jashtë prandaj edhe Thaçi duhej të shkonte në takim me të.

“Takimi ishte shumë i rëndësishëm apo kritik sepse, Hashim Thaçi duhej të demonstronte se ai po përfshihej me Adem Demaçin, në kuptimin se ai kishte komunikim me të, sepse Adem Demaçi po thoshte shumë gjëra nga jashtë. Demaçi ishte një person intelektual, shumë i respektuar, në moshë shumë më të thyer kështu që në mënyrë të tillë për të nënshkruar marrëveshjen ishte e domosdoshme që të shkonte në takim me Adem Demaçin dhe të kishte një bisedë me të”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, Williams ka thënë se nuk ka pas përshtypje që Thaçit i duhej një miratim nga Demaçi por që sipas tij i duhej mbështetja e tij që të nënshkruhej marrëveshja.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq: SHBA e Turqia po e armatosin Kosovën
Lajme

Vuçiq: SHBA e Turqia po e armatosin Kosovën

26/12/2025 - 19:27
Ulutas pret në takim zyrtarin e KiE’së për vëzhgimin e zgjedhjeve, KFOR jep detaje
Kryesore

Ulutas pret në takim zyrtarin e KiE’së për vëzhgimin e zgjedhjeve, KFOR jep detaje

26/12/2025 - 18:57
Abdixhiku nga tubimi përmbyllës: LDK është lëvizje njerëzish të lirë, jo turmë e komanduar
Lajme

Abdixhiku nga tubimi përmbyllës: LDK është lëvizje njerëzish të lirë, jo turmë e komanduar

26/12/2025 - 18:42
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin Bondsteel
Kryesore

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin Bondsteel

26/12/2025 - 18:36
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
Kryesore

Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje

26/12/2025 - 18:19
Abdixhiku takon kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë: Diskutojnë sfidat me të cilat përballen besimtarët
Lajme

Abdixhiku takon kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë: Diskutojnë sfidat me të cilat përballen besimtarët

26/12/2025 - 17:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Super zbritje për fundvit në Emona Center

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë