Pas organizimeve të suksesshme në rajon dhe eventeve që kanë vendosur standard të ri për produksionin dhe përmasën e skenës elektronike, Sono ka konfirmuar zyrtarisht eventin e radhës.
X është projekti i krijuar nga dyshja e njohur globalisht Adriatique që është prezantuar në disa nga qytetet dhe skenat më të mëdha në botë.
I njohur për standardin e lartë të zërit, strukturën e ndërtuar me kujdes të mbrëmjes dhe identitetin e qartë vizual, ky koncept ka krijuar pritshmëri të larta në çdo destinacion ku ka qene. Tashmë, për herë të parë, kjo eksperiencë prezantohet në Kosovë.
Në lineup do të jetë Adriatique, së bashku me 5 artistë të tjerë të cilët do të shpallen së
shpejti, të përzgjedhur për të kompletuar udhëtimin muzikor të natës.
11 Korriku pritet të shënojë një moment të rëndësishëm për skenën elektronike në rajon.
Detajet e eventit:
11 Korrik 2026
Prishtina Mall, Prishtinë, Kosovë
18:00 – 06:00
Lineup: Adriatique + 5 TBA
Tickets: sono.international















