Rrjeti social “X” është duke pasur probleme teknike.
Qindra përdorues në të gjithë botën kanë raportuar se nuk po mund të kyçen, nëpërmjet kompjuterëve të tyre, shkruan IndeksOnline.
Të tjerë kanë thënë se po kanë probleme me freskimin e faqeve të rrjetit.
Problemet teknike nuk janë evidentuar në pajsijet mobile, por vetëm në ato kompjuterike.
Ende nuk dihet se sa do t’i marrë kohë ekipit të Elon Musk detektimi i këtij problemi.