Zgjidh gjuhën
sq Albanian
Xeni dhe Rroni marrin lajmin e papritur nga KTV-ja, i ndalohet emisioni
Viber Icon
INDEKSONLINEE Premte, 10 Janar 2025 16:54
Analisti, Shkëlzen Gashi ka njoftuar se podkasti “Rrjedha” i ndalohet transmetimi në KTV, nga fillimi i fushatës zgjedhore deri në përfundim të zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
Të dashur shikues të podkastit “RRJEDHA”,
Me keqardhje ju njoftojmë se nga sot ndalohet transmetimi televiziv i podkastit. “RRJEDHA” ka qenë produkt i produksionit medial Publikja, i cili përmes një marrëveshje me KTV-në ishte dakorduar që “RRJEDHA” të xhirohej nga KTV dhe të transmetohej të premteve dhe të dielave nga ora 20:00. Përmes një komunikimi të papritur, KTV ka njoftuar se transmetimi i podkastit “RRJEDHA” është i pamundshëm përgjatë gjithë periudhës së fushatës zgjedhore nga data 11 janar deri më 9 shkurt 2025, për shkak të siç është thënë “kufizimeve të KPM-së”.
Publikja e konsideron këtë propozim kufizues cënim të marrëveshejeve ekzistuese dhe si rrjedhojë të pamundshëm bashkëpunimin e mëtutjeshëm.
“RRJEDHA” do të pushojë së transmetuari përkohësisht deri në një vendim tjetër të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të produksionit medial Publikja.