Granit Xhaka është një prej lojtarëve më të mirë në Premier League brenda këtij sezoni. Ai ka treguar paraqitje fantastike me Sunderlandin.
Në vikendin e kaluar, skuadra e tij shënoi fitore në derbin e madh, ndaj Neëcastle Unitedit.
Gjatë një interviste, mesfushori shqiptar foli për marrëdhëniet e tij me trajnerin, Regis Le Bris.
Ai tha se trajneri i “Maceve të zeza” është një zotëri dhe se nuk i shfaq shumë emocionet e tij – por në derbi ishte ndryshe!
“Regis është një trajner që s’i tregon emocionet. Por në derbi ishte hera e parë që e pashë atë të emocionuar. Kjo do të thotë shumë për të, sepse ai e di se kjo fitore do të thoshte shumë për tifozët dhe klubin. Ai është një super zotëri”, u shpreh Granit Xhaka
Sunderlandi gjatë 16 ndeshjeve në Premier League ka grumbulluar 26 pikë dhe gjendet në pozitën e 8-të.














