Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Xhamia dhe kafja e rakisë “bashkëjetojnë” në oborr qe 34 vjet – Hoxhallarët gjatë Ramazanit bëjnë iftar aty

17/03/2023 - 13:35
në Kryesore, Kuriozitete, Lajme, Ndryshe
A A
Xhamia dhe kafja e rakisë “bashkëjetojnë” në oborr qe 34 vjet – Hoxhallarët gjatë Ramazanit bëjnë iftar aty
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një vend unik që se gjen askund tjetër. Në një oborr “bashkëjetojnë” xhamia dhe kafja e rakisë, e kjo ekziston vetëm në qytetin e Vushtrrisë.

Xhamia më e vjetër në Ballkan e cila gjendet në këtë qytet, ishte ndërtuar nga osmanët, po për komshi ka kafen e rakisë që më vonë u shndërrua në restaurant.

Nga tavolina ku shërbehet alkooli, shihet Kurani dhe brendësia e xhamisë.

Besimtarët myslimanë të qytetit, duket se nuk e kanë problem këtë fakt që të marrin abdes në këto hapësira, dhe kjo sipas tyre, tregon tolerancën fetare që kanë.

Imami i xhamisë “Gazi Ali Beu”, Sadik Hasani thotë se ky objekt fetar dhe ai i biznesit janë të dy në pronën e tyre.

“Është realitet se kjo xhami që është mbrapa nesh është një ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan, mirëpo është në pronën e saj, por edhe ai objekt dhe ajo shtëpi është në pronën e vet qe sa. Ata përdorin në truallin e tyre dhe në shtëpinë e tyre çfarë të dojnë. Ju kemi treguar disa herë që është e ndaluar, mirëpo kur vjen muaji i rahmetit ata solidarizohen me ne, e hekin cdo pije që është e ndaluar, bëjnë edhe iftar aty”,  tha për T7, imami i xhamisë.

Përveç qytetarëve të cilët bëjnë iftar gjatë muajit të ramazanit, aty shkojnë edhe hoxhallarët, e këtë e thotë mbrapa kamerës djali i pronarit të restaurantit, Nystret Tunuzliu.

Imami i xhamisë thotë se kanë dashur ta blejnë pronën e restaurantit që ekziston që nga viti 1989, mirëpo iu është dukur shtrenjtë, ndërkaq këta të fundit janë të gatshëm ta shesin me një çmim më të lartë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, Shemsi Rrahmani tregon më shumë rreth historisë së xhamisë.

“Është ndërtuar nga Gazi Ali Beiu, ai ka qenë veteran turk i ushtrisë turke dhe e ka ndërtu në vitin 1410. Ka qenë xhami e dedikuar vetëm për ushtri”, tha Rrahmani për T7.

Kjo xhami ende mbetet si shembull i një tolerance fetare në Kosovë. Deri tash diçka të tillë nuk mund ta gjeni diku tjetër, dhe kjo kulturë ende kultivohet vetëm në Kosovë nga të gjitha vendet e tjera me shumicë myslimane. Edhe atë vetëm në qytetin e Vushtrrisë.

Për më shumë shikoni materialin në linkun e mëposhtëm.

JU REKOMANDOJMË

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan
14/11/2026 - 17:16

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e tij kishte kullotur në oborrin e gjykatës, raporton...

Më shumëDetails

Limaj me deklaratë të ashpër: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

Limaj me deklaratë të ashpër: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar
14/11/2026 - 16:33

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar punën e trupit gjykues në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në një panel diskutimi me temën “Kosova...

Më shumëDetails

Ish-inspektori i BIA-s: Shërbimi sekret serb duhej ta dinte për Banjskën, për Vuçiqin aksioni mundësoi mbijetesën në pushtet

Ish-inspektori i BIA-s: Shërbimi sekret serb duhej ta dinte për Banjskën, për Vuçiqin aksioni mundësoi mbijetesën në pushtet
14/11/2026 - 16:09

Ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Milan Zvezdanoviq, deklaroi se shërbimi i sigurisë serbe duhej të dinte për përgatitjen e sulmit terrorist në Banjskë,...

Më shumëDetails

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh
14/11/2026 - 14:39

Kur ishte vajzë e vogël, profesoresha Catherine Mummery zgjohej natën e bindur se në dhomën e saj ndodhej një përbindësh. Në të vërtetë, bëhej fjalë për gjyshin e...

Më shumëDetails

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar
14/11/2026 - 14:28

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë hollësi lidhur me rastin e pronarit të lopës që hyri në oborrin e Degës së Gjykatës Themelore në Graçanicë, për çka 59-vjeçari...

Më shumëDetails

Ministria gjen shkelje në QPS-në në Pejë në rastin e Arlinda Zekajt, rekomandon masa disiplinore ndaj dy zyrtarëve

Ministria gjen shkelje në QPS-në në Pejë në rastin e Arlinda Zekajt, rekomandon masa disiplinore ndaj dy zyrtarëve
14/11/2026 - 13:54

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka publikuar gjetjet e Inspektimit të Jashtëzakonshëm në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me trajtimin institucional të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    396 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99
  • LAJM I KEQ: Paralajmërohet rritje e çmimit të rrymës deri në 20%

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë