
Në debatin zgjedhor për kryeqytetin në Debat Plus, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka reaguar ndaj akuzave të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hajrullah Çeku, lidhur me ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Çeku ka pretenduar se ndërtimi i këtij sheshi përfshin shkelje ligjore.
Por Rama është përgjigjur duke hedhur poshtë këto akuza dhe duke akuzuar kundërshtarin e tij për hipokrizi.
“Ky që thirret në ligj, ky djali që thirret në ligj bën gjëra jashtëligjore”, ka thënë Rama.